18 gusht 1970/ Jimi Hendrix, vdekja e kitaristit më të madh të të gjitha kohërave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 18 gusht 1970 Jimi Hendrix u gjet i vdekur në bodrumin e tij në Londër.

Jimi Hendrix është kitaristi më i madh i të gjitha kohërave, sipas revistës “Rolling Stone”. Revista në fjalë në një nga numrat e saj ka publikuar listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj të historisë. Në listën e hartuar nga një grup ekspertësh pas Hendrix vijnë: Eric Clapton, Jimmy Page, Keith Richards, Jeff Beck, B.B. King, Chuck Berry, Eddie Van Halen, Duane Allman dhe Pete Townshend.

“Jimi Hendrix ka bërë të shpërthejë ideja jonë mbi mënyrën se si mund të jetë muzika rok. Ai ka manipuluar kitarën, studiot e regjistrimit dhe skenën”, ka deklaruar kitaristi Tom Morello për gazetën. Fituesi i cmimit Grammy i është referuar këngëve legjendë si “Purple Haze” dhe “The Star-Spangled Banner”.

Në panelin e ekspertëve të thirrur për të bërë vlerësimet ishin edhe Lenny Kravitz, Eddie Van Halen, Brian May dhe Dan Auerbach i grupit The Black Keys, bashkë me disa gazetarë e redaktorë të vjetër të “Rolling Stones”.

Xhimi Hendriks u lind në Siatëll, Uashington, më 27 nëntor të vitit 1942. Mësoi të luante në kitarë akustike në moshën 13-vjeçare. Në vitin 1959 ai la gjimnazin dhe u fut në ushtri. Pas ushtrie punoi si një muzikant mbështetës në disa grupe bluzi dhe më pas u largua për në Nju Jork. Pasi filloi të jepte shfaqje me bandën e tij në një kafene, atij iu afrua të shkonte në Britani dhe të niste një karrierë premtuese. Sapo mbërriti atje, iu bë ndryshimi i emrit nga Xhejms në Xhimi. Në Britani Xhimi krijoi një bandë të re të quajtur Xhimi Hendriks Experience, ku bënin pjesë Xhimi si kitarist dhe këngëtar lider, batisti Noel Redding dhe bateristi John Mitchell.

Lexo edhe :  Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Karriera e tij lulëzoi edhe më shumë kur u kthye në SHBA për një festival, ku ai përplasi edhe kitarën e tij me tepër egërsi. Me nxjerrjen e dy albumeve Are You Experienced? dhe Axis: Bold as Love, Xhimi Hendriks u ngjit në majat e klasifikimeve.

Megjithatë, përdorimi i drogës filloi ta përkeqësonte jetën dhe marrëdhëniet e tij me njerëzit, lidhjet e tij të dashurisë përfundonin shpejt dhe menaxheri i parë e la.

Në natën e 17 shtatorit të vitit 1970, teksa jetonte në Londër, Xhimi mori disa pilula gjumi, të cilat ishin dhënë me recetë për të dashurën me të cilën bashkëjetonte, Monika Danneman. Në mesnatë atij iu shfaq një reaksion alergjik ndaj pilulave që kishte marrë dhe i ra të fikët. Duke menduar se gjithçka do të shkonte mirë, Monika doli të blinte cigare. Kur u kthye e gjeti të shtrirë përtokë të mbuluar me të vjella. Pak kohë pasi mbërriti në spital, Hendriks u shpall i vdekur. Ai ishte 27 vjeç. Ndonëse kishte jetë të shkurtër, ndikimi i tij si kitarist roku ishte i madh në epokën e re të muzikës revolucionare./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por...

“Lufta” kundër qumështit e hirrës!/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre persona në bord, u ngrit...

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Melania Trump pushton vëmendjen globale, dhe këtë herë jo për ndonjë look të ri apo event mondan, por ndikim konkret në politikën e jashtme...

Lajme të tjera

Web TV