Arrihet marrëveshja LSDM– BDI/ Nuk do të ketë kryeministër shqiptar

Sipas mediave maqedonase Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti pritet sot të zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicionin që do të sjellë një rinovim të qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Pas tërheqjes së BDI për kryeministër shqiptar duket se nuk do të ketë më probleme.

Nga takimi i Zaev dhe  Ahmetit dhe diskutimeve rezulton se pritet zyrtarizimi i marrëveshjes përfundimtare për koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut

Mediat maqedonase raportojnë se në 4 vite nuk do të ketë kryeministër shqiptar por BDI duhet të kënaqet me Ministrinë e Brendshme por përflitet që do të ketë dhe një zv.kryeministër.

Takimi mes dy krerëve të partive politike zhvillohet sot pasdite dhe pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes. Ru.Do/ Fjala