“Kakavija”/ PAA: Kostot e testimeve të jenë zero, propagandat për sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste bën thirrje për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë për rikthimin e emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës në Greqi. Duke iu referuar asaj që ndodhi në Kakavijë disa ditë me radhë, PPA thotë se rritja e testimeve, shkurtimi i kohës dhe i kostove të testimeve janë zgiidhja për eleminimin e krizave humanitare në kufi.

Arben Malaj, në një reagim në rrjetet sociale ne emër të PAA-së, thotë se “kostot e testimeve duhet të jenë zero siç po e ofrojnë shumë vende evropiane”.

Deklarata e plotë

Qeveria e dështuar Rama i ka lënë shqiptarët në dorë të perëndisë. Partia Agrare Ambientaliste rri përsërit apelin e saj publik për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë për rikthimin e emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës. Rritja e testimeve, shkurtimi i kohës dhe i kostove të testimeve janë zgiidhja për eleminimin e krizave humanitare në kufi.

PAA vlerëson se varianti i vendosjes së “racioneve ditore” të kufizuara për numrin e emigrantëve që do të kalojnë në çdo pikë kufitare me Greqinë nuk e zgjidh problemin por rrezikon kthimin e rradhëve turturonjëse.

Çdo ditë vonesë e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës është një kosto e rëndë për ata dhe fëmijët e tyre. Zgjidhja është rritja e numrit të testimeve dhe shkurtimi maksimal i kohës së marrjes së rezultateve.

Kostot e testimeve duhet të jenë zero siç po e ofrojnë shume vende evropiane. Shqipëria po merr shume financime falas për përballjen me covid-19. Qeveria Rama duhet të reduktoj në maksimum çdo kosto direkte dhe indirekt që i varfëron emigrantët shqiptarë.

Qeveria shqiptare duhet të ndërmjetësoj me argumenta të qarta dhe shifra të sakta përse është e domosdoshme të rritet numri ditor i emigrantëve që kthehen në Greqi dhe të lehtësohet në mënyre të përbashkët kostoja e testimeve mjekësore.

Lexo edhe :  Çfarë nuk funksionoi brenda PD në 11 maj? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit

Greqia është një përfituese e madhe nga paketat antikrizë, ku kostot shtesë të përballjes me covid-19 i financohen falas nga BE. Rama duhet të mësoj nga rasti i mëparshëm kur rradhët kilometrike për të cilët Rama përbetohej se nuk kishte asnjë zgjidhje, u zbrasën brenda pak orëve, pas angazhimit të përkushtuar ministrit Majko dhe Kryepeshkopit Anastasë.

Qeveria ka të automatizuar informacionin se sa emigrantë kanë hyrë në Shqipëri, nga cilat pika kufitare kanë ardhur, di sesa kthehen çdo ditë, ka të dhëna disa vjeçare për flukset hyrëse dhe dalëse të emigrantëve për festat fundvitit dhe gjatë pushimeve.

Ky informacion ndihmon qeverinë ta ketë të lehtë të argumentoj dhe bashkëpunoj me qeverinë greke për numrin optimal të detyrueshëm për daljet ditore të emigrantëve në pikat kufitare. Papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur e cila edhe në kohën e tre krizave të rënda ka përzgjedhur si fokus kontratat miliarda euro për marrëveshjet publike private preferenciale që do të të rezultojnë borxhe të renda.

Çdo propagande e mërzitshme mediatike për suksese, është tipike për qeveri të dështuara dhe jo demokratike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si do të bëhet kontrolli i pasurisë për pronarët e makinave të luksit

Edval Zoto, ekspert për krimin ekonomik, e sheh me skepticizëm njoftimin e tatimeve për hetimin e pasurisë për pronarët...

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë...

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke vrarë pilotin e tij. Avioni...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth...

Lajme të tjera

Web TV