Humb jetën ish-kryetari i njohur i demokratëve, një nga themeluesit e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka dhënë sot një lajm të trishtë. Ai bëri me dije se sot ndërroi  jetë një nga themeluesit e PD-së, ish kryetar i PD Vlorë Bedri Shaska.

Sakaq, ish-ministri socialist Arben Malaj, i cili aktualisht është pjesë e Partise Agrare Ambjentaliste, kundërshtar politik i tij në Vlorë, ka qenë ndër të vetmit politikanë të Tiranës që ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjen e të ndjerit.

“Një lajm i trishtueshëm. Ngushëllime familjes!! z. Shaska, si mësues i disa brezave dhe si kryetar i PD-së dega Vlorë i ka shërbyer demokracisë dhe Vlorës, me dashurinë e një mësuesi, me vuajtjet e një të përndjekuri politik dhe me forcën e integritetit dhe dashamirësisë”, – tha Malaj.

“E kujtoj dhe respektoj me mirënjohje z. Shaska sepse në ato momente të vështira të fillimit të viteve 90, si kryetar i partisë të parë opozitare, nuk e nxiti radikalizmin ndërpartiak, qetësoi tensionet e vështira dhe i qëndroi besnik bashkëjetesës paqësore dhe jo tensionimeve politike. U prehtë në paqe!!

Arben Malaj iu referua njoftimit të kryetari aktual të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj: “Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike. Në emrin tuaj, kam detyrën e hidhur të njoftoj se sot ka ndërruar jetë një nga themeluesit e PD-së, ish kryetar i PD Vlorë, mësues i nderuar, pinjoll i një prej familjeve fisnike që i kanë bërë nder Vlorës në atdhetari e dije!

Ka lënë pas një trashëgimi pune e jete që bën krenarë familjen, miqtë e shokët e tij të shumtë! Punëtor, idealist i palodhur, i përkushtuar për vlerat e lirisë me veprimtarinë e tij në Partinë Demokratike, Bedri Shaska ishte shembulli i dinjitetit e i burrërisë! Ngushëllime për familjen! Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, – shkroi më herët Genc Deromemaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tragjedia la bosh një shtëpi/ Shuhet familja e biznesmenit pas rrëzimit të avionit

Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë...

Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Çarshinë, një ndër lagjet më të vjetra shqiptare në Shkup, ku ka takuar shqiptarët e atjeshëm...

Prej 8 muajsh në qeli/ Blushi tregon gjendjen emocionale të Metës

Blushi kritikoi procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si “terror elektoral” dhe duke përmendur edhe vlerësimet problematike të OSBE-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së...

Olsi Bylyku dhe gazetaria i japin fund lidhjes? Ja çfarë ndodhi mes çiftit

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk është më në një...

Humbi kontrollin e motoçikletës në Lezhë-Shëngjin, drejtuesi përfundon në spital

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rruges. Aksidenti ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV