Kosova vendos, ja kur pritet të nisë viti i ri akademik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka vendosur që viti akademik të nisë në tetor në format të kombinuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vendimi është marrë sot nga rektorët e shtatë universiteteve publike dhe viti i ri akademik pritet të nisë me 1 tetor.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës është arritur pajtueshmëri që provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera të zhvillohen në distancë. Përgjatë kësaj konference është thënë edhe se si pasojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për datën 29 gusht, viti akademik për studentët e rinj mund të fillojë me deri në dy muaj vonesë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur ditë më parë se hapja e institucioneve tjera shkollore do të varet nga gjendja epidemiologjike.

Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë...

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është zëri më i dhunshëm në...

VIDEO/ Kina “pret” malet për të ndërtuar autostradë, pamjet mahnisin botën

Autostrada e re në Guizhou, Luan, është një tjetër dëshmi e kapaciteteve të mëdha teknologjike dhe vizionit afatgjatë të Kinës. Në vend që të ndërtoheshin...

Nevoja për një reformë të re territoriale

Namir Lapardhaja Reforma territoriale e vitit 2014, e votuar më 31 korrik vetëm me votat e mazhorancës në Kuvend, e bojkotuar dhe pa pjesëmarrjen e opozitës...

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Në një kohë kur vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3% në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje...

Lajme të tjera

Web TV