Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga një person, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi F. Gj., i cili ka rrahur kunatën pas konfliktit të saj me gruan e tij.
Gjithashtu mësohet se janë proceduar penalisht dhe dy kunatat Y. Gj., dhe A. Gj., pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike me njëra-tjetrën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme./En.Br./Fjala.al