Nis Konventa Demokratike/ Ja si reagon Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konventa Demokratike më e pazakontë e të gjitha kohërave ka nisur mbrëmë virtualisht në Shtetet e Bashkuara me një përzierje të fjalimeve të drejtpërdrejta dhe videove të politikanëve dhe votuesve në mbrojtje të kandidaturës së Joe Biden për Shtëpinë e Bardhë , një veprim që i dha përparësi të jashtëzakonshme përfaqësuesve të partive rivale, republikanëve të profilit të lartë dhe votuesve të zakonshëm, njëherazi të gjithë kritikëve ose të zhgënjyerve me Donald Trump .

Lista e pjesëmarrësve në ditën e parë të kongresit, parashikon që këtë të enjte të proklamojë Bidenin, një kandidat presidencial, me senatoren Kamala Harris si nënkryetare që e aspiron.

Mirëpo cili është qëndrimi i Trump me këtë?

Presidenti tha “Askush nuk do të jetë i sigurtë në Amerikën e udhëhequr nga Joe Biden”, duke akuzuar se dyshja pretendente e demokratëve, Biden dhe Harris “janë pro krimit dhe kundër policëve”.

Fitorja e kundërshtarëve demokratë, paralajmëroi Trump, do të nënkuptonte kufij të hapur, kolaps ekonomik dhe katastrofa të tjera. “Ne do të shpëtojmë qytetet tona nga e ardhmja e mbushur me krim, kaos, korrupsion dhe kolaps ekonomik, ku kukulla Joe Biden do të zhysë Amerikën. Ai është një kukull, nuk e bën me qëllim por bën çfarëdo që i thonë pasi nuk e ka idenë”, ka deklaruar Trump.

“Ka republikanë që duan të votojnë për Joe Biden dhe është e rëndësishme që ata të shohin që nuk janë vetëm,” shpjegoi Kongresmeni Cedric Richmond, bashkëkryetar i fushatës së kandidatit, disa orë para fillimit të kongresit.

“Unë i quaj ata votuesit e heshtur të Joe Biden, njerëz që kanë frikë të sulmohen nëse thonë se do të votojnë për Biden. Ne duam t’u tregojmë atyre që nuk janë vetëm dhe se ata nuk duhet të kenë frikë të shprehin mbështetjen e tyre për Zëvendës Presidentin Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, “argumentoi ai.

Lexo edhe :  Këshilli i BE-së për Shqipërinë: Forcat politike në vend të bashkëpunojnë për zgjerimin

Trump tregon sesi në vitin 2016, ka ende një pjesë të mirë të votuesve të heshtur që e mbështesin atë, por nuk e thonë këtë në sondazhet, të cilat aktualisht i japin mesatarisht dhjetë pikë përparësi rivalit të tij demokrat.

Prania e Kasich  të cilit i është akorduar me shumë kohë, për shembull, sesa ylli në rritje i krahut të majtë të partisë, Alexandria Ocasio-Cortez – dhe konservatorët e tjerë dëshirojnë të përforcojnë idenë që Biden ka dashur të përçojë që në fillim me kandidaturën e tij. : “Nuk ka të bëjë me promovimin e axhendës politike Demokratike sa për “bashkimin e vendit” dhe “rivendosjen e shpirtit të kombit”, objektiva që pandemia nuk i ka bërë vetëm më urgjente.

Ditën kur Partia Demokrate nisi konventën, presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar edhe zonat qëndrore të vendit në vazhdën e fushatës zgjedhore.

Gjatë tubimeve në Minesota dhe Uiskonsin, dominoi slogani “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe,” dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi rivalin e tij së ishte kthyer në një kukull të fashistëve të së majtës, ashtu siç a ii emërtoi.

Gjatë një aktiviteti të ngjashëm në aeroportin Oshkosh të Uiskonsinit, Trump pati një perfomancë të mirë në Minesota gjatë zgjedhjeve të 2016-tës, ku Hillary Clinton siguroi atje një fitore të ngushtë.  Në fushatën e suksesshme presidenciale të vitit 2016, Trump përshëndetej me brohoritjet e mbështetësve dhe pankarta të shumta në tubimet e mëdha publike.

Por, tubimet publike të fushatave politike të Presidentit Tump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, janë pakësuar këtë vit për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën dhe që ka bërë të nevojshme ruajtjen e distancimit fizik.

Presidenti Trump shprehu edhe pakënaqësinë e tij për ndryshimet e imponuara nga pandemia, për të cilën ai fajëson Kinën që, sipas tij, lejoi përhapjen e koronavirusit nga Wuhani.

Ru.Do/ Fjala. al

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV