Unità (1987)/ Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe tv pas një mungese të gjatë me këtë film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

L’Unità (1987) / Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë me këtë film

Fehmiu, Ungjilli sipas Jozefit

“L’Unità” ka botuar, të premten e 13 nëntorit 1987, në faqen nr. 20, një shkrim në lidhje me filmin e ri “Un Bambino di nome Gesù” të Bekim Fehmiut dhe mendimin e tij për të.

Nga Aurenc Bebja

Ai është Uliksi. Ajo është një fotomodele e njohur. Së bashku, në shkretëtirën e Tunizisë, ata luajtën historinë e 1987 viteve më parë: arratisja nga Herodi e Jozefit dhe Marias. Një fëmijë me emrin Jezus është filmi televiziv që Franco Rossi (regjizori i Odisesë) sapo ka përfunduar xhirimet për Canale 5 me Bekim Fehmiun, Maria del Carmen San Martin dhe Matteo Bellinën e vogël. Protagonisti na flet për të.

Romë. Historia e një fëmije që njeh frikën, i cili ndihet ndryshe. Një fëmijë i çuditshëm gjithmonë në arrati. I ndjekur dhe i persekutuar. Por sikur të mos ishte për fatin e tij, historia e Jezusit të vogël, marrëdhëniet e tij me nënën, vetmia, shkelja, nuk i përkasin së kaluarës. “Përkundrazi, duket një histori moderne. Rruga në të cilën Jozefi dhe Maria udhëtojnë me fëmijën e tyre është plot me pengesa për arsye politike, në një situatë të turbullt botërore si sot.” Bekim Fehmiu është Jozefi : “Unë nuk do të jem njeriu i mirë që ecën mbas gomaricës, ashtu si në ikonografinë klasike ku Francesco Scardamaglia-s, i cili shkroi për këtë subjekt, ka treguar përkundrazi për një njeri të aftë për të mbrojtur të birin, dhe gjithashtu e pashë atë si një njeri të fortë për kapacitetin që qenia njerëzore ndonjëherë duhet të fitojë një forcë të jashtëzakonshme përballë vështirësive.”

Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë: “Situata e kinemasë në Evropë ka qenë e errët për shumë vite. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha të aktroja vetëm në teatër. Kur Franco Rossi, me të cilin kisha punuar tashmë në Odisenë, më ofroi këtë rol, vendosa të rifilloj. Unë isha duke luajtur “Lenini dhe Stalini në Zonjën Kollonlaj” të vënë në skenë në Beograd para se të bëhesha Shën Jozefi dhe nëse nuk më ofrojnë më filma të tjerë të mirë si ky, do të kthehem sërish në teatër.” Në këtë periudhë, ka shumë filma me frymëzim fetar, nga “Misioni da Thèrese”, nga “Inchiesta a L’ultima tentazione di Gesù Cristo”, projekti i Martin Scorsese-s. A i lexuat përsëri shkrimet e shenjta përpara se të ballafaqoheshit me personazhin e Jozefit? “Ky nuk është një film fetar. Është më tepër një film, i cili, në mënyrë indirekte, i përket edhe të tashmes. Sa për mua, dua të shtoj se jam mysliman. Por figura e Shën Jozefit është gjithashtu në Kuran.”

Lexo edhe :  Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Filmi tregon historinë e jetës së Jezusit nga lindja deri në moshën shtatëvjeçare, arratia në Egjipt, një periudhë e përshkruar mbi të gjitha në ungjijtë apokrifë, e sjellë për herë të parë në kinema. “Një periudhë që po përballet edhe në një mënyrë të re dhe të rrezikshme, shton Fehmiu – Jo në kuptimin që do të ‘shokojë’ publikun, por mbase do t’a befasojë atë. Për shembull, Jozefi im, i cili di të jetë aq i fortë përballë fatkeqësive, gjithashtu ka momente dobësie. Si çdo njeri. Dhe të gjithë personazhet në film kanë të njëjtën sjellje normale, nga Maria deri tek Jezusi, psikologjia e së cilës është ajo e një fëmije të zakonshëm, të etur për përkëdheljet e nënës.” Përndjekësi (persekutuesi) i Jozefit dhe i familjes së tij është Sefiri, i dërguari i Herod Antipas-it, një njeri që përfundimisht do të jetë i fiksuar nga dhuna e persekutimit dhe nga ai fëmijë të cilin e ka ndjekur kaq gjatë. Dhe kur më në fund arrin të burgosë Jezusin dhe Marinë, Sefiri, tani i pushtuar nga çmenduria, do të vendosë t’i lërë ata të shpëtojnë.

Burimi: L’Unità, e premte, 13 nëntor, 1987, f.20.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Katari ka shprehur interes për të pritur Kupën e Botës për Klube 2029. Ashtu siç organizoi Botërorin e kombëtareve...

Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të...

Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, nuk do luftën opozitare

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për News 24, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në...

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet në videon që u bë...

Beteja e Dorylaeum: një princ norman thyen selxhukët në emër të Kryqëzatës së Parë

1 Korrik 1097 Në vapën e fillimkorrikut të vitit 1097, në fushat afër qytetit të Dorylaeumit në Anadoll (në Turqinë e sotme), ushtritë e Kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV