Veliaj përgëzon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut: Arritje unike

Arritja e marrëveshjes mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev për të pasur një kryeministër shqiptar është mirëpritur dhe nga politikanët shqiptarë, ku së fundmi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka përshëndetur këtë arritje.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Veliaj e ka konsideruar një arritje unike marrëveshjen e arritur mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Sociale Demokratike të Maqedonisë.

“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj./Re.Gu/Fjala.al