Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vlerësuar punën që po bëhet nga efektivët e Forcave të Armatosura, ndërsa ka publikuar videon nga operacioni i shuarjes së një vatre zjarri përmes ndërhyrjes nga ajri.
“Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër” shkruan Xhaçka.
Ka.Li/fjala.al