Covid i merr jetën mjekut nga Skrapari

Virusi i tmerrshëm Covid-19 që po terrorizon gjithë globin, i ka marrë jetën dhe mjekut Brahush Kadillari.

Mjeku Kadillari ishte specialist në Drejtorinë e Shëndetit Publik, por për gati 20 vite ai punoi në Drejtorinë e Higjienës Skrapar, me detyrën e shefit të shërbimit të Higjienës.

Pandemia e Covid-19, i detyroi mjekët infeksionit dhe specialistet e higjienës që të ishin në vijën e parë të luftës me virusin e frikshëm.

Mjeku Kadillari humbi betejën me virusin, por vepra e dhe puna e tij për Shëndetit Publik janë të paçmueshme.

La.Mi/Fjala.al