Deputeti Roshi flet nga Turqia për “Fjala”: Jam mirë, rehabilitimi i plotë do kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Enver Roshi ka folur nga Turqia për grupin mediatik  “Fjala” rreth gjendjes së tij shëndetësore. Roshi konfirmon për “Fjala” se ai ka fituar betejën me virusin e frikshëm Covid-19 dhe është mirë, por duhen jave që ai të rehabilitohet plotësisht.

Deputeti i cili njëherësh është dhe kreu i komisionit të Shëndetësisë deklaroi se nuk i ka ndjekur zhvillimet politike në vend për të mos pasur kompikacione me shëndetin.

“Ndihem më mirë ndonëse duhen javë të rehabilitohem plotësisht! Pranë më ka qëndruar vetëm familja dhe miqtë. Për ditët e vështira pastaj nuk mund ta përshkruaj emocionalisht dot në këtë moment!

Jam akoma në momente të tilla dhe nuk do doja asnjë lloj emocioni qoftë pozitiv apo negativ! Më bën dëm për shëndetin! Edhe lajmet nuk i kam ndjekur për këtë arsye!!”, deklaron mes të tjerave Roshi.

Enver Roshi u infektua me covid-19 më 28 korrik ku pas situatës së rënduar shëndetësore ai u shtruar në spitalin COVID 2 “Shfeqet Ndroqi”, ku dhe u trajtua me oksigjen.

Më pas ai u dërgua në Turqi për trajtim më të specializuar për shkak të komplikacioneve me sëmundjen.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Lajme të tjera

Web TV