E rëndë në Elbasan/ Adoleshenti përndiqte të miturën, i ati i vajzës e merr peng dhe e dhunon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një adoleshent 18-vjeçar është vënë në pranga, pasi përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur.

Burime nga policia bëjnë me dije për “Fjala.al”  se të arrestuarit janë babai i vajzës Astrit Kushi, 49 vjeç dhe i riu i dyshuar Luka Haxhiu, 18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e G. Sh., 46 vjeç dhe O. Kushi, 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i Luka Haxhiut, u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se i riu, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i babait të vajzës dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi tre të dyshuarit në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit Haxhiu, si edhe e kanë mbajtur peng në një automjet për disa orë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Rama: NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se Autoriteti i...

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar, çfarë pritet të diskutohet

Në periferi të Tiranës, Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në një mbledhje të formës “retrat” me fokus realizimin e objektivave dhe reformave...

Cilësia e jetesës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga...

Shpërthime dhe sabotime misterioze, Izraeli nis një luftë të re sekrete kundër Iranit

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili shpërtheu në qershor dhe përfundoi, të paktën zyrtarisht pas 12 ditësh bastisjesh dhe hakmarrjeje reciproke, me bombardimin...

“Travel and Tour World”/ Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike

Tirana, një destinacion i jashtëzakonshëm – për pushime në qytet – që ofron kulturë autentike, peizazhe piktoreske, kuzhinë të shijshme dhe çmime të përballueshme,...

Lajme të tjera

Web TV