“E vrava gabimisht Gledisin”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit Stjuart Smakaj, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e shokut të tij të ngushtë Gledis Kraja, mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Pas negociatave me ndërmjetësinë e familjarëve, Smakaj u dorëzua në polici dhe pranoi autorësinë e krimit.

Ai ka shprehur pendesë para policisë, duke thënë se konfliktin e kishte me Denis Halilin dhe se Gledisin e kanë kapur plumbat gabimisht.

Stjuarti ka thënë gjatë marrjes në pyetje, se Denis Halili u largua drejt makinës dhe nga frika se mos merrte ndonjë armë, është ngjitur në shtëpi dhe ka marrë një armë duke hapur zjarr.

“Qëllova drejt makinës ku ishte Denisi, nuk e dija që brenda saj ishte edhe Gledisi, e kam vrarë gabimisht”, ka thënë i riu.

Më tej ka sqaruar se sherri nisi pasi Halili e kishte parkuar keq kamionin me të cilin po u sillte në shtëpi mobiljet dhe kjo ka bërë që të konfrontohen fizikisht.

Ndërkohë i shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje është edhe shoku i ngushtë i Gledisit, vëllai tjetër i Stjuartit, Sebastjan Smakaj.

Policia tha një ditë më parë se rrethimit të zonës, kontrolleve të shumta në bashkëpunim me FNSH dhe presionit të ushtruar nga forcat e policisë duke mbajtur në rrethim zonën ku fshihej autori, si dhe pas negociatave me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e autorit të ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri dhe më pas humbi jetën 23- vjeçari Gledis Kraja.

Kështu mesditën e së martës u bë  arrestimi i autorit, Stjuart Smakaj, 23 vjeç, banues në lagjen “Perash”.

I riu gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Denis Halili, ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë Gledis Kraja, 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Lexo edhe :  “Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione....

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Lajme të tjera

Web TV