Pandemia/ Papa Françesku: Mundësi për një shoqëri më të drejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku ka deklaruar se pandemia e koronavirusit duhet të shërbejë si një mundësi për një shoqëri më të drejtë dhe më të gjelbër.

“Ne të gjithë jemi të shqetësuar për pasojat sociale të pandemisë, të gjithë ne. Shumë duan të kthehen në jetën normale dhe të rifillojnë aktivitetet ekonomike”, theksoi papa Françesku gjatë audiencës së tij të përjavshme.

“Sigurisht, por ky normalitet nuk duhet të përfshijë padrejtësi sociale dhe dëmtime mjedisore. Sot kemi mundësinë të ndërtojmë diçka ndryshe”, shtoi ai.

Papa tha se përpjekjet bamirëse nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar të varfrit dhe bëri thirrje për një model më të drejtë të zhvillimit ekonomik që adreson shkaqet thelbësore të pabarazisë.

Ai tha se subvencionet publike të dhëna nga qeveritë si pjesë e ndihmës për rikuperimin postkoronavirus nuk duhet të përfitohen nga kompanitë me një rekord të ulët të të drejtave mjedisore, sociale dhe të punës. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV