Vazhdon eksodi tek Skënderbeu, Gripshi ikën në Kosovë, Bregu, në Poloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon eksodi i lojtarëve nga Skënderbeu, teksa duket tanimë se fati i skuadrës verilindore është vulosur tanimë, pas vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës. Pas transferimit në Kosovë të Bajram Jashanicës, klubi korçar bën një tjetër lëvizje në dalje dhe, pas disa ofertave, presidenti Ardjan Takaj është joshur vetëm nga oferta e po të njëjtit klub nga Kosova.

Pra, nuk do të jetë as Partizani, siç ishte folur, as Vllaznia e as as Teuta, me të cilët nuk është rënë dakord për shifrën dhe Nazmi Gripshi largohet nga Skënderbeu dhe kalon te klubi kosovar, Ballkani i Suharekës. Nga burime pranë vetë lojtarit, por klubit korçar, ndërsa pritet që zyrtarizimi të vijë në orët e ardhshme.

Ndërkohë, një tjetër futbollist që e mbylli aventurën me Skënderbeun është Dejvi Bregu, i cili pritet të vazhdojë karrierën e tij në Poloni. Sulmuesi, i cili mbylli aventurën me Skënderbeun dhe tani është një lojtar i lirë, me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë. Është raportuar se, prej kohësh, lojtari është në bisedime me klubin polak të Zaglebie Lubin dhe shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja mes palëve.

Në këtë rast, është trajneri i polakëve, ish-lojtari i përfaqësueses sllovake, Martin Shevela, ai që e pëlqen shumë Bregun dhe dëshiron ta ketë në ekipin që ai drejton. Kështu, drejtuesit e klubit polak kanë nisur bisedimet me 24-vjeçarin, të cilat raportohet se janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të mbyllet gjithçka. Te Zaglebie Bregu do të gjente edhe Valon Et’hemin, i cili, në 3 sezonet e fundit ka luajtur për Kukësin dhe ka nënshkruar parakontratë me skuadrën polake.

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

Lajme të tjera

Web TV