Një meksikane si Selma Hayek, dashuria nuk njeh kufij as në kohën e koronës

Prej muajsh me radhë, botën e ka mbërthyer pandemia e Covid-19. Frika, izolimi, kujdesi janë kthyer në kryefjalën e të gjithëve.

Edhe personazhet e famshëm kanë dhënë mesazhet e tyre për të sensibilizuar ata që i ndjekin.

Edhe aktorja e famshme, Salma Hayek ka treguar me anë të dy fotove mbi raportin e dashurisë gjatë kohës së pandemisë.

Ajo shfaqet me bashkëshortin duke u puthur me maska. “Dashuri në kohë të koronës”, shkruan ajo.

Duke qenë personazh me shumë ndikim, kjo është një formë mjaft e mirë që Hayek ka zgjedhur për t’i ndërgjegjësuar të gjithë./Sa.Ka/Fjala.al