Një shqiptare mes 150 femrave që po ndryshojnë Italinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gratë e Pandalshme” është një projekt i lindur fillimisht nga një listë prej 150 femrash të cilat merreshin me gjëra inovative në Itali.

Ato janë themeluese, menaxhere, aktiviste apo studiuese. Pra, gra që mund të jenë shembull për t’u pasur.

Me kalimin e kohës, “Gratë e Pandalshme” janë bërë një kolonë editoriale dhe një komunitet prej rreth 2,000 femrash.

StartupItalia ka publikuar listën e 150 “femrave të pandalshme” që po ndryshojnë Italinë, për vitin 2020.

Në listë është edhe shqiptarja Anita Likmeta. Lindur në Durrës, Shqipëri ajo u transferua në Itali me familjen në moshën 11-vjeçare, së pari në qytetin e Pescaras dhe më vonë në Romë ku ndoqi Akademinë “Corrado Pani”.

Në vitin 2011 ajo u transferua në Paris, ku ajo do të zhvillojë esenë e saj historike, si dhe tezën e saj, të drejtuar nga profesori Giancarlo Giordano, për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë në periudhën nga 1922 deri në vitin 1943.

Gjithmonë në Paris, ajo njeh një realitet kulturor që e çoi atë të bashkë-drejtojë një dokumentar me drejtorin francez Kourtrajmé Mohamed Mazouz ku edhe intervistoi kandidatin për çmimin Nobel në letërsi dhe bashkatdhetarin Ismail Kadaré, artistin Kiki Picasso, artistin italian Tanino Liberatore si dhe politikanin francez Francois Asselineau.

Më 13 tetor të vitit 2013 gazeta “Il Fatto Quotidiano” boton një artikull të saj në të cilin flet për udhëtimin që e solli atë në Itali dhe vizionin e saj në lidhje me politikat e imigracionit. Nga Janari 2014 shkruan në Huffington Post. Nga Prilli deri në Gusht 2015 bashkëpunoi në faqen kulturore IlGiornaleOff të Il Giornale.

Likmeta është diplomuar për letërsi dhe filozofi në Universitetin e Romës, La Sapienza. Ajo është historjane dhe filozofe që ka pasion komunikimin dixhital. Është gazetare, krijuese dokumentaresh, blogere, tekst shkruese si dhe stratege dixhitale.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Që nga viti 2019 ajo është partnere dhe këshilltare në “Creation Dose”. Në vitin 2020 ajo themeloi median online TheAnsware.

Ajo është menaxhere PR në Open-Box, agjensia italiane e komunikimit me zyra në Arezzo, Milano, Romë dhe Londër. Si dhe është anëtare dhe Drejtore e Komunikimit e Agora Europe me zyra në Bruksel dhe Hendaye.

E bukur dhe “e pandalshme”, Anita Likmeta radhitet kështu mes 150 femrave më potenciale që po ndryshojnë shtetin fqinj me vizionin dhe punën e saj.  Ru.Do/ Fjala

 

 

 

 

Të fundit

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

Lajme të tjera

Web TV