Tre vjet veting/ Kush janë 50 gratë dhe 54 burrat që u konfirmuan në detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” zbardh emrat e 104 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar me sukses filtrat e vetingun. Janë 50 gra dhe 54 burra që kanë dalë të pastër në të tria kriteret e këtij procesi dhe janë bërë pjesë e drejtësisë së re, ku prej më shumë se 3 vitesh sistemi i drejtësisë po pastrohet nga të korruptuarit.

Prokurorët dhe gjyqtarët e konfirmuar në detyrë do të përfitojnë pagë që shkon deri në 3 mijë euro në muaj, mundësi për të marrë shtëpi të financuar nga shteti, siguri fizike, pensione speciale e mjaft shpërblime të tjera.

Kur kanë kaluar 3 vite nga nisja e vetingut, deri më tani KPK-ja ka mbyllur procesin për 290 gjyqtarë dhe prokurorë, por deri javën e parë të gushtit, kur edhe këto institucione morën pushimet, janë dhënë vetëm 256 vendime, ku vetëm 104 gjyqtarë e prokurorë janë konfirmuar në detyrë. Pra, nga 800 prokurorë e gjyqtarë që ka sistemi i drejtësisë shqiptare, deri tani përpara vetingut ka dalë vetëm 1/3 e tyre.

Vetingu nisi nga puna në qershor të vitit 2017. Gazeta “Fjala” ka zbardhur listën e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të jenë pjesë e drejtësisë së re. Sipas kësaj liste, deri më tani me vendim të formës së prerë vetingun e kanë kaluar 50 gra dhe 54 burra. Në tri vitet e para të këtij procesi, deri më tani, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë përballur prokurorë e gjyqtarë të njohur që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, si dhe kanë drejtuar prej gati tri dekadash këto institucione.

Shumica e tyre janë shkarkuar nga KPK-ja si të korruptuar, pasi ata nuk e justifikonin burimin e të ardhurave. Reforma në drejtësi ka si synim që të reformojë të gjithë sistemin e drejtësisë, ku prokurorët dhe gjyqtarët që do të jenë pjesë e drejtësisë së re, për të zhdukur korrupsionin, do të kenë mjaft benefite dhe privilegje.

Në këtë mënyrë prokurorët dhe gjyqtarët e konfirmuar në detyrë do të përfitojnë pagë më të lartë, mundësi për të marrë shtëpi të financuar nga shteti, siguri fizike, siguri për fëmijët, pensione speciale, pushime të gjata të paguara e mjaft shpërblime të tjera. Të gjitha këto privilegje janë kërkuar nga përfaqësuesit e SHBA-BE që asistuan në hartimin e reformës në drejtësi, me qëllim për t’i bërë njerëzit e drejtësisë së re të pavarur nga politika dhe të pathyeshëm nga krimi.

Këto garanci pritet t’i bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët që do të shërbejnë në drejtësinë e re që po reformohet të pakorrptueshëm. Të gjitha këto përfitime do të garantohen nga shteti shqiptar, në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Paga e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kalojnë vetingun

Paga e një gjyqtari dhe prokurori që ka kaluar vetingun shkon deri në 3 mijë dollarë në muaj. Sipas nenit 12 të ligjit për statusin e magjistratëve, paga bazë e prokurorit dhe e gjyqtarit që kalon vetingun shkon sa 90% deri në 106% të pagës së drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri.

Ata do të marrin edhe një shtesë për vjetërsi në ushtrimin e funksionit që llogaritet në masën 2% të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim. Gjithashtu, prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë sesa 45 km, do të përfitojnë edhe 60% të pagës. Për ushtrimin e funksionit të kryetarit të gjykatës ose të prokurorisë, magjistrati përfiton 10% shtesë page mbi pagën bruto fillestare.

Po ashtu, çdo vit, prokurorët apo gjyqtarët të cilët në vitin paraardhës kalendarik, në mënyrë të veçantë, kanë pasur vlerësimin më të lartë etik dhe profesional, marrin një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë. Por, nuk mbaron me kaq. Gjyqtarët dhe prokurorët do të paguhen për orët e punës jashtë orarit. Gjithashtu, ata do të përfitojnë edhe shtesa për vjetërsi në punë.

Kredi për shtëpi të financuar nga shteti

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun do të mund të marrin kredi të financuar nga shtetit, për të blerë shtëpi të reja në qendrat e qyteteve ku ushtrojnë detyrën.

Konkretisht, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet detyrën, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën.

Ndërkaq, për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person. Banesa e blerë nëpërmjet kredisë lihet kolateral në bankë për sigurimin e kredisë.

Por, magjistrati ka të drejtë ta shesë pronën gjatë kohës së amortizimit të kredisë dhe të blejë një banesë tjetër. Në rastet kur shuma e përfituar nga shitja është me e madhe se rritja e vlerës së tregut të pronës, atëherë diferenca do t’i kthehet shtetit. Magjistrati nuk ka të drejtë ta japë me qira banesën e përfituar me kredi.

Mbrojtje të veçantë

Të gjithë magjistratët, pasi kalojnë vetingun, përfitojnë mbrojtje të veçantë nga shteti, përfshirë edhe familjet e tyre. “Gjatë ushtrimit të funksionit ose, për shkak të tij, magjistrati dhe familja e tij gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre.

Magjistrati që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension e gëzon këtë mbrojtje, në rast se e kërkon, si dhe në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit. Në rast se jeta, shëndeti dhe pasuria e magjistratit ose familja e tij janë në rrezik, shteti ofron mbrojtje të veçantë, si dhe mbrojtje fizike, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, pas konsultimit me Këshillat.

Dëmet e shkaktuara për jetën, shëndetin ose pasurinë e magjistratit ose familjes së tij/saj, shpërblehen nga shteti, në rast se këto dëme shkaktohen gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit ose për shkak të tij”, parashikohet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pushimet vjetore dhe lejet me të drejtë page

Subjekti që ka kaluar vetingun gëzon të drejtën për pushime vjetore të paguara me kohëzgjatje 25 ditë pune. Magjistrati që ushtron funksionin në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme, ka të drejtë të përfitojë pesë ditë shtesë leje vjetore.

Lexo edhe :  “Edi Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Po punojmë për qeveri teknike

Në vitin kur magjistrati caktohet në pozicion ose largohet prej tij, ose kur është me leje prindërore, gëzon të drejtën për pushime të pjesshme vjetore të paguara, të cilat përcaktohen në raport me kohëzgjatjen në funksion, si vijon: 2 ditë pune leje për çdo muaj të plotë në funksion; 2 ditë pune leje për një muaj jo të plotë, prej më shumë se 15 ditë pune; 1 ditë pune leje për një muaj jo të plotë deri në 15 ditë pune.

Prokurorët dhe gjyqtarët që kalojnë vetingun kanë të drejtë të kërkojnë leje të papaguar deri në 2 vjet për qëllime trajnimi, kualifikimi profesional dhe specializime, ose për arsye familjare ose shëndetësore. Leja e papaguar mund të merret e gjitha njëherësh ose në periudha të ndryshme, sipas kërkesës së magjistratit.

Këshillat mund të japin lejen e papaguar pasi kanë marrë mendimin e kryetarit të gjykatës ose prokurorisë, nëse leja nuk bie ndesh me interesat kryesorë të funksionit dhe nuk vë në rrezik në tërësi përmbushjen e funksionit me eficencë dhe në kohë, në gjykatë ose në prokurori.

Magjistrati ka të drejtë për ulje të ngarkesës së çështjeve, në rast nevoje, për një nga këto shkaqe: sëmundje e përkohshme, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në dy vjet; studime jashtë kursit të formimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në tre vjet. Ngarkesa e çështjeve mund të ulet deri në 75% të ngarkesës, në varësi të rrethanave.

Pensioni i parakohshëm dhe ai suplementar

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun, gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm nëse kanë mbushur të paktën moshën 60 vjeç, kanë ushtruar funksionin e magjistratit për të paktën 30 vjet dhe nuk janë në gjendje ta ushtrojnë funksionin e tij, për shkak të sëmundjes, të vërtetuar nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë në punë.

Magjistrati që ushtron funksionin në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe Prokurorinë e Posaçme, gëzon të drejtën e pensionit të parakohshëm tre muaj më parë, për çdo vit të ushtrimit të funksionit në këto struktura. Gjithashtu, prokurorët dhe gjyqtarët që do t’i mbijetojnë vetingut kanë të drejtë të përfitojnë pension suplementar të parashikuar në ligj.

“Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, të njëjtë me funksionarët e parashikuar në grupin e dytë, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, thuhet në ligj.

BOKS

 Procesi i vetingut u nda në tri faza

Procesi i vetingut i cili nisi rreth tri vite më parë, u nda në tri faza. Gjatë këtyre 3 viteve dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, të konsideruar si elita e drejtësisë, që aspironin edhe për të qenë pjesë e drejtësisë së re, nuk e kaluan provimin e vetingut. Pasuritë e pajustifikuara dhe lidhjet me eksponentë të krimit të organizuar, ishin arsyet për shkarkimin e tyre nga detyra. Gjatë fazës së parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dolën në seancë dëgjimore emra të rëndësishëm të sistemit, siç ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, institucione që në përfundim të procesit të rivlerësimit, dolën jashtë funksionit, për shkak të shkarkimit të anëtarëve.

I pari ishte Fatos Lulo, i cili nuk e kaloi provën, duke u bërë viktima e parë e këtij procesi, e pas tij u shkarkuan Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Gani Dizdari, Tomë Ndreca e Artan Zeneli. Emra të njohur që kishin “sunduar” drejtësinë shqiptare për gati tri dekada, nuk mundën t’u shpëtonin filtrave të vetingut, duke “mbetur në klasë”. Në radhët e prokurorëve të cilët nuk arritën ta kalonin vetingun ishte ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, prokurori Adriatik Cama dhe emra të njohur të sistemit të drejtësisë që kanë mbajtur edhe poste drejtuesish. Procesit të rivlerësimit nuk i shpëtuan edhe figura të tjera nga Prokuroria e Përgjithshme, siç ishte shkarkimi i Rovena Gashit, por edhe vetë kryeprokurorja Arta Marku, që u konfirmua në detyrë.

Në fazën e dytë të procesit të rivlerësimit, KPK-ja vlerësoi kandidatët që synonin të ishin pjesë e SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, gjatë fazës së dytë të këtij procesi dolën në seancë dëgjimore edhe drejtues të gjykatave dhe prokurorive në rrethe. Në fillim të këtij viti ishte drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, që mes disa dyshimeve për pasurinë, arriti të konfirmohej në fazën e parë, por vendimi u apelua dhe ish-drejtuesja e krimeve të rënda tashmë do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Gjatë fazës së dytë përpara KPK-së dolën gjyqtarë dhe prokurorë të krimeve, siç ishin Fehmi Petku dhe Idriz Mulkurti, tashmë të shkarkuar.

Më tej, si kandidat për Prokurorinë e Përgjithshme, me hetimin e trefishtë u përball edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, i cili u konfirmua dhe tashmë mban detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërsa aktualisht ka nisur edhe faza e tretë, ku përpara KPK-së po dalin të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Apelit.

Gratë që kaluan vetingun

Vitore Tusha
Fatjona Memçaj
Manjola Xhaxho
Marçela Shehu
Anila Leka
Brikena Ukperaj
Arta Marku
Alma Brati
Nertina Kosova
Brunilda Kadi
Arnisa Këlliçi
Miranda Nakaj
Arta Vorpsi
Fiona Papajorgji
Emona Muçi
Alma Hoxha (Kolgjoka)
Eloida Goxhi
Alma Muça
Elsa Toska
Ornela Naqellari
Albana Boksi
Esmeralda Çeka
Dhorina Theodhori
Elidjana Kasa
Enkelejda Millonai
Manjola Kajana
Esmeralda Cami (Keshi)
Margarita Buhali
Klodiana Veizi (Mema)
Saida Dollani
Elida Kaçkini
Maela Alicanaj
Sonila Muhametaj
Daniela Shirka
Kleanthi Zeka
Iliriana Olldashi
Doloreza Musabelliu
Miliana Muça
Etleva Deda
Miranda Andoni
Edlira Petri
Elona Toro (Stavri)
Valdete Hoxha
Alkelina Gazidedja
Enkeleda Xhengo Osmani
Irena Brahimi
Anisa Qilimi
Manjola Kajana
Altina Nasufi
Anita Mici

 

Burrat që kaluan vetingun

Ilir Toska
Genti Shala
Petrit Çomo
Dritan Prençi
Vate Staka
Kostaq Beluri
Astrit Faqolli
Ardian Dvorani
Medi Bici
Dritan Hallunaj
Gentjan Medja
Adnan Xholi
Bujar Sheshi
Sokol Stojani
Enton Dhimitri
Arben Kraja
Adnand Kosova
Alfred Progonati
Gentian Shahjolli
Adrian Shega
Altin Binaj
Eriol Roshi
Dritan Peka
Rexhep Bekteshi
Sotir Kllepo
Artan Shtrungza
Sokol Binaj
Dhimitër Lara
Edvin Kondili
Ened Nakuçi
Vladimir Mara
Kastriot Selita
Behar Dibra
Zeqir Hoda
Petrit Çano
Olsian Çela
Ramiz Lala
Klodian Braho
Altin Dumani
Sokol Ibi
Enkel Peza
Klodian Kurushi
Genti Xholi
Astrit Kalaja
Sander Simoni
Dritan Banushi
Thoma Jano
Asim Vokshi
Gjon Fusha
Ridvan Hado
Artur Kalaja

Nga Elvis Myrta

Të fundit

PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Nga Ben Andoni Është i vërtetë postulati, se nëse liderët që e kanë tepruar me qeverisjen e tyre, nuk ndjejnë...

Rozana Radi debaton me banorin e ri jo VIP: Dil që tani se t’i jap unë 5000 Euro

Banorët e rinj janë pritur me “këmbët e para” nga vip-at në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Debatet e nisura gjatë mbrëmjes së...

Shqiptarët më të frikësuarit në rajon nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në popullatë nga dita në ditë, por Shqiptarët janë më të frikësuarit në Rajon në raport me efektet...

“Në 2025 kandidat për kryeministër”, sekretari i PL zbulon gjendjen e Metës te “313”-ta

Sekretarit për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, Faik Basha ka treguar se si është gjendja e ish-presidentit, Ilir Meta në burg. Në një intervistë...

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fundvit

Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit...

Lajme të tjera

Web TV