Ruçi letër urimi Xhaferit: Ju pres në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Talat Xhaferi, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ruçi shkruan se rizgjedhja e tij është tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në RMV.

Më tej Ruçi shprehet i bindur se shumë shpejt do të fillojë bashkëpunimi i Kuvendeve të dy vendeve teksa e fton Xhaferin për një vizitë në Shqipëri në të ardhmen.

“Me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut, ju dërgoj urimet më të mira të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personale.

Rizgjedhja Juaj në këtë detyrë të lartë është një tregues i lidershipit tuaj të sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar, gjatë katër viteve të legjislaturës së kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rizgjedhja Juaj është gjithashtu një tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe i përgjegjësive të saj për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e një shoqërie të drejtë, zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Shpreh bindjen se rritja dhe fuqizimi i përfaqësimit politik do t’í shërbejë përmirësimit të mirëqenies dhe nxitjes e zgjerimit të përfshirjes së shqiptarëve në të gjitha nivelet dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Jam gjithashtu i bindur se bashkëpunimi shumë i suksesshëm midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të rifillojë shumë shpejt dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj për  një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje edhe me agjendën tuaj.”, shkruhet në mesazhin e urimit që Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot z. Talat Xhaferi, me rastine rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit tëMaqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  Rama vjen "i relaksuar" nga NATO në Kuvend, paraqitja e tij duket si eveniment

La.mi/Fjala.al

Të fundit

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Lajme të tjera

Web TV