Festa e Abaz Aliut, Meta: Me besim se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime

Presidenti Ilir Meta uron të gjithë shqiptarët për festën e Abaz Aliut, e cila çdo fund gushti kremtohet në malin e Tomorrit.

Duke ndarë disa fotografi nga vitet e kaluara teksa ka qenë në mal, kreu i shtetit shkruan:

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë”

Se Zoti e desh”

Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!”

Më tej uron, “Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3277138152332435