Marieta Zace, bashkëshortja e ish-basketbollistit të njohur Kushtrim Zaçe ka kujtuar me nostalgji gëzimin e fundit familjar kur mes tyre ishte dhe superbasketbollisti.
Përmes një momenti në Facebook Marieta shkruan se kanë kaluar 10 vite pa Kushtrim Zaçen dhe kujton momente kur burri i saj mori në krahë nipin. Ajo shkruan se nipat dhe mbesa po rriten me kujtimet e një gjyshi fisnik.
Sot, me 23 gusht sot, bëhen plot 10 vite nga ndarja shume e parakoheshme nga jeta e KUSHTRIM ZACE-s, superbasketbollistit te PARTIZANIT dhe kombetares sone ne vitet 70-te dhe fillim-vitet 80-te. Padyshim AI eshte nder basketbollistet me te medhenj qe ka nxjere Klubi Sportiv Partizani, sigurisht nder emrat me gjigande te klubit PARTIZANI per sukseset e arritura me fanellen e kuqe.
Kushtrim Zace, ishte një sportist shume i shquar i Partizanit, që ka lënë gjurmë në sportin e basketbollit shqiptar. Lindur ne vitin 1950 ne Tepelene, KUSHTRIM ZACE, ishte nje produkt i seletuar me kujdes nga shkolla e basketbollit te PARTIZANI-t. Afrohet ne ekipin e pare, 20 vjec, ne sezonin 1970/1971, pasi kishte dhene 3 vite te mira ne Dures tek Lokomotiva, kryesisht me ekipet e te rinjeve. Me pas, te Partizani nisi karriera e tij e madhe, duke kaluar 12 vite ne rradhet e PARTIZANI-t te trajnereve: Qemal Shalesi, Njazi Lleshit dhe Astrit Greva. Ne 12 sezone sportive me Partizanin, ai fitoi 11 kampionate/1971–1972, 1972–1973, 1973–1974, 1974–1975, 1975–1976, 1976–1977, 1977–1978, 1978–1979, 1979–1980, 1980–1981, 1981–1982 dhe 7 kupa te Republikes/1970, 1972, 1975, 1976, 1978, 1980, 1982 , dhe spartiakiada kombetare me 1974, plot 20 trofe, duke qene nder basketbollistet me te titulluar me Partizanin ne te gjitha koherat. Edhe si pjese e kombetares se Shqiperise, ai ka kontribut te madh, duke qene nder basketbollistet me te medhenj shqiptare. Power forward/ sulmues i klasit te larte, virtuoz, shtat-larte, me gjuajtje me kercim te perkryer prej superstari, pikeshues i klasit te pare, nder 3-4 basketbollistet qe kane shenuar me shume pike me Partizanin e gjithe koherave, pikeshenues i shkelqyer sidomos nga pozicionet anesore, njeri qe zgjidhte ndeshjen me aksionet e tij individuale, saj dhe nivelit shume te larte sportiv. Ish legjenda e kuqe e basketit, Gazmend Caci ne nje nder daljet e tij ne media, ka shprehur se “Zace ishte nder te paret basketbolliste shqiptare qe aplikoi me sukses gjuajtjen me kercim, nder elementet perparimtare te kohes, qe ishte aplikuar per here te pare ne NBA”, duke nxjere ne pah kete veti te vecante qe solli Kushtrim Zace ne basketbollin tone..
Pervec karrieres brilante me Partizanin ne arenen kombetare, Kushtrim Zace ishte nder piket me te forta te Partizanit dhe kombetares sone edhe ne arenen nderkombetare. Ai ka ne koleksionin e tij personal, plot 54 ndeshje ndërkombëtare me ekipin Kombëtar dhe me ekipin “Partizani”. Mbahen mend ndeshjet e tij te medha me PARTIZANI-n ne kupat e Europes, ndaj ekipeve si Cepel, KK Crvena Zvezda, Partizan Beograd, Sparta, Caen, ASPO Tours, Eczacıbaşı, Virtus Bolonja, Bosna Sarajevo, Inter Brno, etj. Gjithnje ka qene nder pikat me te forta te PARTIZANIT, dhe ne shume ndeshje nder shenuesit me te mire te elenkut te skuadres. Psh, ne ndeshjen e dates 16-10-1980, Partizani – CSKA Sofija 89-83, Zace ishte shenuesi me i mire i te kuqve me 21 pike. Ndersa ne ndeshjen e madhe ndaj KK Crvena Zvezda, kampione e Jugosllavise, me 7 dhjetor 1972, Zace shenoi 17 pike, perkrah Agim Fagut me 23 pike, ne humbjen 83-94, kur ndeshja eshte karakterizuar nga diference 3-4 pikesh ne shumicen e kohes, me rivalitet te papare, ndeshje historike per basketbollin tone. Luhej perballe Crvena Zvedes, nje nder 2-3 ekipet me te forta te Europes, me 3 lojtare jugosllave te saposhpallur kampion bote nga Boterori 1970, pikerisht ndaj Dragan Kapičić, Ljubodrag Simonović,dhe Zoran Slavnić. Zace luante kundra Ljubodrag Simonović, nje nder power forward-et me te mire ne bote. Pas ndeshjes trajneri jugosllav Bata Xhorxhevic, vleresoi mjaft lart dyshen shqiptare te Partizanit Kushtrim Zace dhe Agim Fagu, duke dhene vleresime maksimale per ta, dhe sipas tij ata nuk kishin ndryshim ne cilesi nga basketbollistet jugosllave qe luanin ne ligen e Jugosllave, liga me e forte per kohen ne Europe. Ishte nje Partizan shume i forte me superstaret Kushtrim Zace e Agim Fagun, por dhe te tjere basketbolliste te shquar si Viktor Papavangjeli, Spartak Boshnjaku, Nikolin Pali, Edi Moja, Robert Kuqo, Guxim Bekteshi, e Kastriot Mushi. Po ashtu, Zace ka dhene ndihmese shume te madhe edhe ne fitore te shumta me kombetaren shqiptare, ne arenen nderkombetare sikunder pasqyrohet ne nje nga fotot(ajo e parafundit), ndeshja e madhe me kombetaren kineze me 1973.
Por jeta per KUSHTRIM ZACE-n, ishte e shkurter, sepse me 23 gusht 2010, 60 vjec, ndahet papritmas nga jeta. Edhe pse nuk e kemi midis nesh KUSHTRIM ZACE-n e madh, ai do te kujtohet per kontributin e madh qe ka dhene per klubin sportiv PARTIZANi dhe basketbollin tone, duke mbetur pavdekshmerisht ne PANTEONIN e YJEVE te Klubit Sportiv PARTIZANI si nder nder yjet me te medhenj qe ka nxjerre ne 70 vite jete KS PARTIZANI dhe vecanerisht Klubi i Basketbollit i PARTIZANIT, klub elitar 33 kampion i Shqiperise qe pati ne gjirin e tij basketbolliste kaq te medhenj si KUSHTRIM ZACE me shoke.