Jurgen Çelhaka: Synimi im, të luaj jashtë Shqipërisë dhe me Kombëtaren e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I riu tiranas, Jurgen Çelhaka, ende nuk ka mbushur të 20-tat, por është shpallur kampion me ekipin e Tiranës dhe ka luajtur 30 ndeshje vetëm në këtë sezon, 6 më pak se numri total i ndeshjeve që ka zhvilluar ekipi i tij i zemrës në kampionat.

Në një intervistë për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai tregon se si u bë pjesë e futbollit dhe sakrificat që ka bërë dhe vazhdon e bën për këtë lojë. Një ndër synimet e tij është të luajë jashtë Shqipërisë. Çelhaka ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe tani është pjesë e kombëtares U-21 në drejtimin e Alban Bushit.

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?Kur isha i vogël, luaja shumë me shokët në lagje, ku pavarësisht se vritesha, dëshira për të qenë pjesë e kësaj loje, ishte më e madhe se dhimbja e këmbëve apo duarve. Gjithashtu, ndeshjet e kombëtares ishin një tjetër burim frymëzimi për mua, të cilat ma shtonin edhe më shumë dëshirën për t’iu futur rrugës së mrekullueshme të futbollit.

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Njeriu i parë që më afroi me këtë sport ka qenë babai im. Ai e shihte se sa unë e doja futbollin dhe pa tek unë cilësite e veçanta që kisha. Kështu, ai investoi tek unë, duke më futur në Akademinë e KF Tiranës dhe unë mos të luaja më thjesht futboll në lagje por të stërvitesha në mënyrë të plotë dhe në të ardhmen të bëhesha futbollist profesionist.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

Të gjithë kur jemi të vegjël, pavarësisht ku luajmë, në lagje të pashtruara a në lagje të shtruara, në fusha të mëdha futbolli apo kalçeto, kemi vetëm një ëndërr: Të luajmë me kombëtaren shqiptare. Fatmirësisht, kjo ëndërr u bë realitet për mua dhe unë kam qenë dhe jam shumë i lumtur. Nuk dua të përsëris të tjerët, por i besoj të gjithë kur thonë që është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Lexo edhe :  Sherri në "Ali Dem" ndodhi në zyrën elektorale të PSD! 2 fishekë në vendin e ngjarjes

I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

E vërteta është që nuk i shikoj të gjitha, por ato që shikoj, bëj shumë autokritikë për gabimet trashanike që mund të kem bërë. Rishikimi i ndeshjeve është një formë stërvitjeje që i bëj vetes.

Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

Akoma nuk kam mbushur 20 vjeç dhe jam shpallur kampion i Shqipërisë me ekipin tim të zemrës, Tironën. A ka moment më të lumtur se ky?

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Sakrifica më e madhe që kam bërë dhe vazhdoj e bëj akoma është të shoh shokët e mi teksa dalin pa problem ndërsa unë jo, sepse më duhet të mbaj regjim sepse mund të kem ndeshje ose stërvitje.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Dëshira e madhe që kam dhe synimi im është që të luaj në një ekip të nivelit të mirë jashtë Shqipërisë dhe të arrij kombëtaren A.

Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

Kam marrë shumë këshilla, nga shumë njerëz të botës së sportit, por këshilla që e mbaj vëth në vesh është se asgjë nuk është falas. Vetëm me punë dhe me regjim, mund t’ia dal të bëhem një futbollist i madh.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Nuk kam një idhull në veçanti, por të gjithë lojtarët e kombëtares i shikoj si shembull për t’u ndjekur.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV