“Martesa është pasuria më e bukur”, dedikimi i veçantë i akademikut Gjovalin Shkurtaj

Akademik Emeritus Gjovalin Shkurtaj ka bërë një koment shumë të veçantë sot me rastin e 50 vjetorit të martesës.

Profesori ka postuar në Facebook, një foto me zonjën e tij. Shkurtaj shkruan se janë së bashku në 50 vite martesë.

Por, dedikimi prekës është kur profesori shkruan se “martesa është pasuria më e bukur”.

Akademik Gjovalin Shkurtaj është pa dyshim një nga studiuesit më të mirë të gjuhës shqipe dhe me kontribut të paçmuar për të “mbajtur në shina gjuhën” e bukur amtare.

La.Mi/Fjala.al