Nga Adriatik Riza Dosti (komenti i paredaktuar)
As une nuk i dua serbet e greket…as edhe malazezet e maqedonasit dhe ashtu si shume bashkekombas te mijte kam nje mije e nje aresye pse te mos i dua e pse te mos i respektoj kerkundi … dhe per kete s’me ndalon kerkushi ne kete bote ok…
Por kur vjen fjala per sportin ketu ndryshon puna me se pari llogjikisht…pa ngaterruar politiken me sportin pa ngaterruar historine me perrallat e stisura per ta kamufluar, denigruar e perdhosur ate e faktet e pa kundershtueshme historike te saj…
Fjala vjen …i mrekullueshem e i famshem ka qene si basketbollist Vllade Divac qe luajti per vite me radhe edhe ne NBA por ama krejtesisht te denueshme nacionalizmat e semura te tij shfaqur sidomos gjate kohes kur NATO bombardoi me te drejte Serbine e tij pas atij genocidi barbar ne Kosove..
Te pa pranueshme kane qene edhe nje sere deklaratash publike te ish futbollistit te shkelqyer serb Sinisha Mihajllovic kunder shqiptareve …apo qendrimet publike te njerit prej tenisteve me te mire te botes Novak Xhokovicit …i cili piset fare perzjen jo pa qellim politiken me sportin….
Te njejten gje ka bere disa here edhe i famshmi futbollist i ish Jugosllavise e kapiteni legjendar i Crvena Zvezdes Dragan Xhaic duke i fyer e ofenduar rende e publikisht shqiptaret madje edhe malazezet…por ne fund te fundit eshte ai qe humbi goxha nga respekti qe bota sportive kishte per te dhe nuk humben as shqiptaret e as malazezet…
E pra keta edhe pse mbeten sportiste te medhenj si njerez e si mentalitet kane mbetur fatkeqesisht te vegjel fare e pothuajse krejt te pa perfillshem …aq sa nuk meritojne kurfare respekti
Raste te tilla te fobise e nacionalizmave extreme dhe te rracizmit mes vendeve e popujve shfaqur edhe permes sportit ka plot por te nderuar e te respektuar mbeten ata qe dijne te bejne dallimin mes politikes e qeverive te mbrapshta dhe popujve qe jane viktime e tyre …
Qeveri te keqija ka plot e do te kete ende plot…;por nje mendje llogjike e pa perfshire ne pasione te semura veshtire te besoj se ka popuj te keqinj…edhe pse s’ka Pyll pa Derra …
Lexova nje status te mikut e kolegut tim te mire e te hershem Sokol Terihati per nje tjeter mik e koleg te mire e te hershem timin Kosta Grillon…
Histeri idiote e kolektive ndaj tij pse na qenka tifoz apo simpatizant i Crvena Zvezdes… njesoj si ato lloj hipokrizish pa pike yndyre ne kohen kur Shqiperine e kishte pushtuar mendesia banale e Rrevolucionit kulturoro-proletar kinez dhe Dacibaot e Mao Ce Dunit na nxirrnin bojen publikisht ne mes te sheshit e te pazarit…edhe per nje pale favorite te gjata e per nje pale pantallona ”kauboj”…
Ne sport mund te jesh tifoz me kedo …natyrisht pa e ngaterruar sportin me politiken …kurresesi ok…dhe vecmas pa ngacmuar ”folene e grenxave”…ndjeshmerine e krenarine kombetare te sejcilit vend a popull…sidomos kur mes tyre ka probleme historike te bartura nga e kaluara sic kemi ne shqiptaret ne rastin konkret me fqinjet tane aspak dashamires e paqesore…
Mund te shfaqesh dashamiresine e simpatine tende per cdo ekip, lojtar, klub, trajner etj por pa i hyre ne hak tjeterkujt e sidomos pa rene pre e provokimeve apo extremizmave dhe pa ngaterruar e shtremberuar politiken e maredheniet ndershteterore dhe historine mes vendit tend e vendit per te cilin ti ben tifozllik…e sigurisht pa kaluar me pas ne propogande kunder vendit tend e pro vendit per te cilin ti ben tifozllik etj etj …
Ne kete aspekt une qe e njoh Kosta Grillon familjarisht te pakten prej 40 vjetesh mund t’ju them publikisht se ruaj respekt e konsiderate te vecante per te si djal, si qytetar, si shqiptar i mire e patriot , si njeri i civilizuar, i kulturuar, i qyteteruar si pak kush tjeter…e mbi te gjitha si nje gazetar e koleg vertet i ditur, i lexuar e shume profesionist vecmas si komentator sportiv i futbollit….qe per mua eshte nder me te miret e nder me te zotet ne ate vend ..
Babane e tij te nderuarin e te pa haruarin shkrimtar Odhise Grillo e kisha mik te mrekullueshem e te vecante dhe per vite me radhe pikerisht aty ku deri pak kohe me pare ka qene ish Ekspozita Shqiperia Sot me te e me miq te tjere intelektuale te nderuar e te respektuar si Prof . Jorgo Bulo…si shkrimtari Gaqo Bushaka etj etj kam pire me shume kenaqesi kafene e mengjesit …ndaj dhe ruaj per te konsiderate krejt te vecante si nje intelektual klasi, shkrimtar, poet, patriot e qytetar i shkelqyer i Tiranes sone ,…madje edhe me shume e respektoja kur ai fliste me aq pasion e dashuri per vendlindjen e tij Vunoin e tek mburrej me te drejte se ishte nga Bregu… e admiroja dhe e degjoja me shume kenaqesi kur fliste me aq pasion per patriotizmin shqiptar e periudhen e ndritur te Rilindjes sone te shekullit te shkuar…
Ndaj o shqiptaret e mij nuk i vjen e keqja Shqiperise pse fjala vjen Kosta Grillo qenka tifoz me Crvena Zvezden joooo …e rendesishme eshte qe nuk eshte tifoz i Vucicit e i Dacicit me shoke e shoqe sic eshte ai fare Kryehorri-kryeminister Rama qe ju keni votuar per ta pasur ne krye te Shqiperise… e qe ju a ka shitur Atdheun tek serbi e greku e qe po ju perze cdo dite nga Shqipera juaj …
Pra ulerisni e tregojani vendin Rames se politikes qe na ka degjeneruar e poshteruar si komb e si popull e jo Kostes se sportit qe maksimumin e tij ka nje te bertitur GOL e asgje me shume…ok…
S’qenkeni te kenaqur disa prej jush pse Kosta do transmetoje LIVE ne Syri Tv ndeshjen Tirana – Crvena Zvezda ?
Per mua si gazetar e komentator i hershem i sportit eshte zgjedhja me e sakte dhe vertet me e mira profesionalisht per rastin ne fjale qe ka bere stafi i Syrit tv.. dhe kete e them pasi e njoh fort mire kulturen qytetare e sportive te Kostes….por bazuar edhe ne pervojen dhe eksperiencen time te gjate ne kete fushe…
Pse eshte me mire qe te degjoni ate krye te cmendurin e Super sportit , uleritesin e neveritshem, te pa aftin e lindur e debilin klasik Shakohoxha i cili kur ndodhi ai lloj tmerri ne stadiumin e Beogradit ne 14 tetor te 2014 me Kombetaren tone pozonte e postonte ne faqen e tij te FB foto me ushtare serbe para nje Tanku e foto me police serbe duke u zgerdhire pasi ju kishin kontrolluar lojtareve tane deri edhe breket qe mbanin veshur ne trup…etj etj…
Doni te degjoni ninjorantet klasike te RTSH se Gellcit qe flasin 2 ore per Olsi Ramen e 2 minuta per Partizanin duke e fyer mjaft rende historine e ketij klubi dhe duke i ofenduar sa me s’ka tifozet e tij ?
Dikush nga injoranca e keq dashesia e akuzon Kosten publikisht si pro serb a pro grek etj budallalliqe kesisoj vetem e vetem pse na qenka njohes, ndjekes e dashamires i sportit serb a grek fjala vjen…apo edhe pse njeh e flet gjuhet serbo-kroate e greke …
Marrezira te nje niveli medioker gjykimi ….per te mos thene injorance me brire…
Cfare do te thoni fjala vjen teksa une ju bej sot juve te gjitheve publik faktin se njeri nder sportistet me te mire e me te respektuar e me popullore te Shqiperise ai qe beri kaq shume per sportin e vendit te tij nder vite Agim Fagu prej vitesh eshte tifozi numer 1 i ish Bashkimit Sovjetik e i Rusise se sotme …dhe nje dashamires fanatik i vellezerve ruse te basketbollit… Bjellov…
Do ti versuleni Fagut tani…do ta quani Fagun tone te madh …armik, tradhetar…e mik te Putinit ?
Cfare do te thoni per te ndjerin Lefter Millo i cili kur sapo pat ardhur tek Partizani e me pas edhe tek Kombetarja jone ne nje interviste te tij me pat pohuar mua qe atehere se ishte tifozi numer 1 i Panathinaikosit dhe si idhull te tij kishte futbollistin Mavros ?
Do ta quani edhe Millon grek, armik , tradhetar etj etj aq me shume qe askush sa e si ai …e respektoj fanellen e Partizanit e te Kombetares se Shqiperise …?
Cfare do te thoni per te madhin Panajot Pano i cili derisa mbylli syte nga miqte, shoket, koleget e te afermit e tij u thirr pa kurrfare dashakeqesie si Pano-greku?
Ta quajme edhe idhullin tone kombetar Panon armik e jo shqiptar?
Edhe Vasillaq Zerit e Andrea Markos dy futbolliste te shkelqyer te Dinamos e te Shqiperise …e dy njerez e miq te rralle …ne shoket e tyre ju therrisnim Llaq e Andrea greku…por ju siguroj se ata ishin 1000 here me shume shqiptare se sa ju qe sot bertisni per kete lloj shqiptarizmi”falls e te kulluar” teksa kryqezoni dike thjesht nga fakti se per cilin ekip ben tifozllik e per ke skuader, lojtar a trajner ka simpati…
Ndaj larg sa te mundeni prej ketyre lloj mentaliteteve idiote dhe sa me shume llogjike e gjykime objektive e sa me shume civilizim e mendje te hapura aq me mire per sejcilin prej nesh…
E dini cfare sapo tha ne sallen e konferencave per shtyp ne stadiumin Rajko Mitic per ndeshjen e se Martes se 25 gushtit trajneri i mirenjohur i Crvena Zvezdes …Dejan Stankovic?
….Larg politikes …ne shkojme ne Tirane thjesht per te luajtur nje ndeshje futbolli dhe po punojme e po stervitemi qe ta fitojme ate e atje ne Tirane te marrim nje rrezultat pozitiv ..
…Nuk pres as tensione e as provokime prej askujt aq me pak prej nesh pjeses sportive …
Tensionet i kane brenda vetes ekipet , lojtaret e drejtuesit e tyre te cilat duhet ti kontrollojne e menaxhojne me kujdes e qetesi …
Eshte thjesht nje ndeshje futbolli te cilen ne deshirojme ta fitojme, te kualifikohemi e te shkojme ne Grupet e Champions League …por te njejten gje deshirojne edhe shqiptaret …
Le te luajme futboll pra e le te fitoje ai qe do… ta meritoje …