Kalvari i tmerrshëm që kalojnë shqiptarët e infektuar me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët shqiptarë sipas protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, nëse kanë shqetësime të ngjashme me simptomat e COVID-19, duhet të telefonojnë nr. 127, që është urgjenca kombëtare. Qytetari telefonon 127, nga urgjenca marrin përgjigjen standarde rri në shtëpi dhe komuniko me mjekun e familjes.

Qytetarët telefonojnë mjekun e familjes, mjeku me të drejtë, kur dyshon për diagnozën suspekt: Sars Cov-2, i njofton se duhet bërë tamponi, skaneri pulmonar, analizat biokimike, në mënyrë që të vendosin diagnozën e saktë dhe të fillojnë mjekimin përkatës. Sigurisht që kjo është gjëja e duhur profesionale e shkencore, për të vendosur terapinë dhe mënyrën e trajtimit në kushtet e shtëpisë, apo hospitalizimin e pacientit.

Qytetari në bashkëpunim me mjekun e familjes telefonon përsëri 127-n dhe kërkon të bëhet tamponi, pasi këtë kërkon edhe mjeku i familjes, 127-a përgjigjet qëndroni në shtëpi, pini paracetamol e vitaminë C dhe do të vijmë t’ju marrim tamponin.

Në rastin më të mirë për 3 deri ne 5 ditë punonjesit e shëndetësisë paraqiten për t’i marrë tamponin qytetarit, ndërkohë në shumicën e rasteve gjendja shëndetësore e pacientit vazhdon e rëndohet. Më në fund merret tamponi, qytetari pret përgjigjen e cila vonon gjithashtu 3 deri në 5 ditë të tjera.

E kështu, për 6 deri në 10 ditë vazhdon kalvari i të gjithë qytetarëve që i zë ky hall. Nga ana tjetër, në shumë raste gjendja shëndetësore, psikologjike e, për pasojë, edhe ajo imunitare vijnë dhe përkeqësohen, ndërkohë virusi gjen terrenin e përshtatshëm për të përparuar në organizmin e të infektuarve.

Kjo është me kuptimin e plotë të fjalës aleancë me virusin.

Ata që kanë fatin e mirë në përgjigje imunitare të fortë dhe reagim të mirë nga mjekimi e kalojnë pa pasoja dhe bëhet ritestimi pas 14 ditëve nga dita që ka rezultuar tamponi pozitiv, që detyrohen të presin edhe per 4 deri në 6 ditë të tjera për të marrë përgjigjen e ritestimit, në mënyrë që të quhen të shëndetshëm dhe të lirë për të vazhduar jetën normale. Pra, ky kalvar zgjat rreth 30 ditë për ata që janë me fat të mirë e organizëm rezistent. Pjesa tjetër përfundojnë në spitalet Covid, në reanimim apo intubim dhe, kryesisht, si pasojë e vonesave të jashtëzakonshme të lartpërmendura.

Lexo edhe :  “Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

Të sëmurët e hospitalizuar në spitalet Covid janë një kalvar tjetër vuajtje e dhimbje për ata dhe familjarët e tyre. Jam shprehur disa herë e nuk po ndalem as tani. Kjo situatë keqmenaxhimi ka bërë që qytetarët të humbin totalisht besimin në institucionet shëndetësore publike. Qytetarët që kanë mundesi ekonomike kanë kohë që po e zgjidhin këtë hall në mënyrë private, duke u diagnostikuar në kohë e, për pasojë, duke u mjekuar në kohë në kushtet e shtëpisë.

Por duhet përmendur që shumica e qytetarëve shqiptarë nuk e kanë këtë mundësi, pasi ka një kosto mjaft të lartë. Për kujtesë dhe thirrje për qeverinë që të marrë masat sa më shpejt, po bëj një përllogaritje të thjeshtë të kostos së diagnostikimit dhe mjekimit për një person të prekur me Covid. Tamponi 100 euro, skaneri 100 euro, analizat biokimike që do të kontrollohen dy deri në tri herë, mbi 100 euro, përcaktimi i diagnozës minimalisht kushton 300 euro.

Terapia bazë e trajtimit të Sars-Covid 2 konsiston kryesisht në kombinimin e barnave të mëposhtme, por kuptohet në varësi të simptomave, gjendjes, sëmundjeve të tjera të mbivendosura dhe analizave biokimike; antiviral, antibiotik, antikoagulant, kortikosteroide, vitamino terapi etj.

Në varësi edhe të nevojës së kohëzgjatjes së trajtimit minimalisht ka kosto 300 euro. Sigurisht që trajtimi në kushtet e shtëpisë kërkon edhe pajisje mjekësore si, glukometër, oksimetër, aparat tensioni, termometër, në shumë raste edhe aparat oksigjeni, kostoja minimale e tyre shkon në 400 euro.

Ky trajtim sigurisht kërkon edhe përsonel shëndetësor në mënyrë të vazhdueshme, që përsëri do ta sigurosh vetë. Në total ky trajtim në shtëpi, në rastin më të mirë, i kalon 1200 eurot. Shumica e familjeve shqiptare nuk i kanë këto mundësi financiare. Prandaj qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme, pasi situata është jashtëzakonisht e rëndë…

Nga dr. Besnik Jakaj

Të fundit

Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë...

I prenotuan të këndonin në një lokal/Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Dhuna e përhershme e bandave kriminale në Meksikë ka marrë një tjetër jetë tragjike – atë të pesë anëtarëve të grupit muzikor Fugitivo, të...

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë, ndërsa është bërë oferta e dytë...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Lajme të tjera

Web TV