Demostratat në Bjellorusi/ Ngjela krahason Lukashenkon me Berishën: Do degradojë njëlloj si ’97

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet në Bjellorusi konsiderohen si të manipuluara dhe kjo ka bërë që qytetarët të ngrihen në demostrata duke mbushur rrugët e qyteteve.

Në Minsk situata vazhdon të jetë e tensionuar duke bërë kështu që Lukashenko të nxjerrë në rrugë policinë dhe ushtrinë për të shtypur dhe kontrolluar turmat.

Sipas avokatit Spartak Ngjela kjo situatë është e ngjashme me atë të vitit 1997 në vendin tonë

Ai i konsideron veprimet e Lukashenkos të njëllojta me ato të Berishës në vitet 1996-1997.

Ngjela mendon se situata do të degradojë në Bjellrusi në atë gjendje që u bë dhe në vendin tonë para 23 vitesh.

Postimi i plotë i Ngjelës

Çfarë po vihet re në Bjellorusi? Aty po konstatohet një ngjashmëri e pasionit kokëngjeshës të presidentit aktual të Bjellorusisë, Lukashenko, me Sali Berishën, presidentit të Shqipërisë në vitin 1997. Është krejt e njëjta gjë. Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997. Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997. Është e njëjta psikikë tiranike. Jam i bindur që çështja e revoltave në Bjellorusi, të filluara kundër presidentit Lukashenko, do të degradojë njëlloj si ajo gjendje që shpërtheu në Shqipërinë e vitit 1997. Uroj të mos shkojë deri aty…     /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV