Ishin kthyer në makth me grabitjen e banesave, dokumentohen të paktën shtatë raste vjedhjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohen në Tiranë dy persona që vidhnin në banesa të kryeqytetit duke u kthyer në makthin e qytetarëve. Ata janë I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia thotë se janë dokumentuar shtatë raste vjedhjesh, të cilat dyshohet se janë realizuar nga të ndaluarit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

Ndërkaq, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këngëtarja shqiptare zbulon betejën me tumorin në tru: Deri para disa javësh nuk e dija..

Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e njohur për publikun si Rinesance — ka prekur ndjekësit me...

Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me...

Pse Evropës i duhet një fond i përbashkët mbrojtjeje – jashtë Bashkimit Europian

Simon Nixon Nga të gjitha tronditjet që kanë goditur Evropën në tre muajt e fundit, asnjë nuk është më shkatërruese se vetëdijesimi se kontinenti ndoshta...

Sulmi nga India/ Mbi 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan, mes tyre fëmijë

26 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe 35 u plagosën, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze pasi India nisi sulme ushtarake ndaj objektivave në Pakistan...

E rëndë në Mirditë, 56-vjecari vetëmbytet në rezervuarin e fshtatit, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një person ka humbur jetën. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV