Kriza politike dhe çrregullimi i jetës parlamentare nën lupën e studiuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike sapo ka përfunduar nja studim mbi krizën politike dhe jetën parlamentare të Shqipërisë.

Drejtuesi i këtij Instituti, Afrim Krasniqi, thotë se reforma zgjedhore nuk do të mbyllet as në shtator dhe gjithë vjeshta pritet të kalojë me negociata pozitë – opozitë në kërkim të një kompromisi të ri politik.

Ndërsa nga anketimi i qytetarëve doli se ata vlerësojnë si parlamentin më të mirë të Shqipërisë atë të vitit 1992-96, pra, në fillimet e demokracisë, ndërsa sot qytetarët janë kundër deputetëve që vijnë nga qarqet e biznesit dhe që imponohen nga listat e kryetarëve.

Muaji korrik u mbyll me ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë por praktikisht ndryshimet nuk janë ato që jetësojnë reformën e re zgjedhore për vitin e ardhshëm.

Vëzhguesit pohojnë se ende nuk është përcaktuar sistemi zgjedhor, nuk është ngritur KQZ e re, apo elemente si vota e diasporës, teknologjia dhe administrimi zgjedhor.

Të gjitha këto tema, thotë zoti Krasniqi, kërkojnë një rikthim të Këshillit Politik, dialog dhe kompromise të reja politike. Instituti i Studimeve Politike ka kryer një sondazh me qytetarët se çfarë mendojnë mbi politikën, mbi parlamentin dhe mbi deputetët.

Ata pohojnë një zhgënjim të madh nga jeta politike dhe shumica e tyre kërkojnë ndryshim; duan jo thjesht ndryshim emrash po se po, por ndryshim të koncepteve si bëhet politika në dobi dhe në përfaqësim të qytetarëve.

“Nga studimi del një konsensus i gjerë i popullsisë, të majtë e të djathtë në Shqipëri, kundër prurjeve të reja nga biznesi politik, kundër individëve të fortë, atyre që quhen elementë të inkriminuar, kundër zgjedhjes së listave nga kryetarët e partive politike dhe kundër bindjes së verbër të deputetëve ndaj lidershipit politik dhe ndaj formalizmit politik, ndaj një parlamenti formal, që nuk kontrollon qeverinë, dhe ndaj deputetëve të rastësishëm, të cilët kanë bërë headline negative gjatë viteve të fundit negative në Shqipëri” – thotë zoti Krasniqi.

Shumica e qytetarëve shënojnë si parlamentin më të mirë atë të vitit 1992-96 si më të mirin në historinë e demokracisë shqiptare, me politikanë përfaqësues kur politika ishte ende pasion qytetar para se të bëhej interes financiar i grupeve të dyshimta, që shfrytëzojnë frytet e pushtetit, duke e mbajtur qeverisjen të izoluar larg qytetarëve.

Edhe studiues të tjerë të jetës politike, pohojnë se ndryshimet e Kushtetutës në fund të korrikut ranë në kundërshtim me marrëveshjen e 5 qershorit PS-PD.

Profesor Roland Lami, thotë se opozita jashtë-parlamentare përfaqëson 700 mijë votues, ndërsa e ashtu-quajtura opozita brenda-parlamentare nuk dihet se cfarë përfaqëson.

“Ajo që është edhe më paradoksale është që vendimet merren në parlament dhe nuk merren jashtë tij. Pavarësisht se cfarë mund të biet dakord në rrafshin politik, kur vjen momenti për ti finalizuar këto marrëveshje, janë kartonat e votave të deputetëve në sallë ato që përcaktojnë fatin e këtyre marrëveshjeve në arlament. Ajo që ne konsiderojmë si opozitë fals, kur vjen momenti i kartonit ajo kthehet në opozitë reale. Por, në fakt a është? Kjo është edhe kriza që ka sot sistemi politik në aspektin e përfaqësimit dhe të vendimmarrjes” – thotë zoti Lami.

Lexo edhe :  SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për trafikun e lëndëve narkotike

Shqipëria nuk ka një demokraci funksionale, ku institucionet mund të bënin rotacionet dhe mirëqeverisjen në dobi të qytetarëve, pohojnë studiuesit, por në demokracinë hibride shqiptare shanset për ndryshime janë minimale, sepse numri i qytetarëve të angazhuar duhet të jetë më i madh se numri i militantëve partiakë.

Partitë shqiptare ende mbizotërojnë me militantë e tyre zërin e qytetarëve, duke siguruar mbijetesën e të njëjtave figura, të njëjtave sjellje politike dhe të njëjtave kriza, thotë studiuesi Krasniqi.

Shqiptarëve u ofrohet përherë e keqja më e vogël, kur ata meritojnë të zgjedhin mes dy të mirave, totë ai.

“Nëse shohim liderit politikë, ne jemi ndër shumë të paktët vende, ku liderët politikë vazhdojnë prej vitesh. Nukd ndryshojnë, liderët, askush nuk jep dorëheqjen, askush nuk mban përgjegjësi, askush nuk thotë më fal, askush nuk thotë që kontrata ime me qytetarët mori fund në këtë pië të jetës. Për sa kohë ku=y mentalitet komunist i njësimitë karrierës me partinë dhe i njësimit të partisë me shtetin vazhdon, shanset për grupet liberale, për mendjet e qeta, për njerëzit e meritës, për sistemin e meritës dhe prurjet e reja në politikë ngelen minimale dhe Shqipëria ngelet dhe do të ngelet në këtë minimum pragu kritik” – thotë zoti Krasniqi.

Ndërsa profesor Lami thotë se kriza politike lidhet me faktin se opozita false zotëron mandatet e votimit në parlament. Në vjeshtë nis edhe një herë tjetër seria e kundërshtive dhe do të jetë e vështirë si do të gjendet gjuha e përbashkët.

“Kur maxhoranës i intereson për të kënaqur pritshmëritë e faktorit ndërkombëtar, atëherë negocion me opozitën jashtë parlamentit. Kur i duhet të ketë një favorizim apo një mundësi më të madhe për të patur një mundësi më të madhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme, atëherë negocion me opozitën brenda parlamentit. Kësaj loje të dyfishtë është vështirë t’i gjesh një formulë për ta zgjidhë cështjen. Kjo do të kërkonte një presion më të fortë nga faktori ndërkombëtar, që ta detyronte maxhorancën të mos i referohej numrave matematikorë brenda parlamentit, por t’i referohej numrave politikë, që janë jashtë parlamentit. Por kjo nuk po ndodh, dhe për sa kohë nuk po ndodh, atëherë ne jemi në një xhungël, ku më i forti vendos dhe përcakton rregullat e lojës, që e luan vet ai” – thotë zoti Lami.

Studiuesit besojnë se vjeshta pritet të jetë periudhë negociatash për të përkthyer në akte nënligjore ndryshimet e bëra në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

Sipas tyre, forcave politike u intereson që ky diskutim të zgjatet sa më shumë, dhe kjo do të mbizotërojë sezonin e ri parlamentar./voa/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Trump i kërkon Gjykatës së Lartë në SHBA të shtyjë ndalimin e Tik Tok

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të shtyjë vendimin për ndalimin...

Një kujtesë e gëzueshme, TV mund të jetë ende një përvojë e përbashkët

Ndërsa njerëzit nuk duan të transmetojnë, ata po rizbulojnë kënaqësinë kolektive të 'televizionit të ngjarjeve' Frances Ryan Duke u vendosur për të parë finalen e Gavin...

Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me “Shkodra Elektronike” që fituan Fest 63, ka rrëfyer se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e...

Post Panair/ Përshtypje, rrëfime dhe pikëpamje nga çfarë u pa në panairin e Kongreseve

Nga Ermal Spahiu Nëntori konfirmoi sërish se i përket librit. Kështu ndodhi në edicionin e 27-të të panairit të librit që u mbajt për katër...

Çfarë pas dënimit në mungesë për krime lufte?

Institucionet e Kosovës, me shumë gjasë, bazuar në ligjet në fuqi, do të lëshojnë fletarrestime të kuqe të Interpolit për personat që janë dënuar...

Lajme të tjera

Web TV