Kukës/ Makina përplas të miturin, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Gostil, në Kukës, ku një makinë ka përplasur një të mitur dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Mësohet se i mituri ka qenë duke kaluar rrugën në lagjen e tij, në momentin që është përplasur nga automjeti.

Ai është dërguar fillimisht ne spitalin e Kukësit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Aktualisht ai ndodhet tek spitali i Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e identitetit të autorit dhe rrethanat e ngjarjes./Re.Gu/fjala.al