Nesër luhet Tirana- Zvezda, policia merr që sot masa të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e cila do të zhvillohet ditën e nesërme mes Tiranës dhe Crvena Zvezda  ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit.

Duket se kjo ndeshje mund të prodhojë tension dhe kjo ka bërë që policia të marrë një sere masash parandaluese për mbarëvajtjen e ndeshjes përveç faktit që kjo ndeshje do zhvillohet pa tifozë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sipas njoftimit të policisë do të bllokohen disa segmente rrugore ku do të lejohet vetëm lëvizja e automjeteve por jo e këmbësorëve.

Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik, do të jenë segmentet ku do të ketë ndalim të lirshëm të levizjes.

Kujtojmë që Tirana kaloi fazën e pare të Champion League dhe klubi bardhë e blu pritet të shpërblehet shumë mirë nga UEFA për këtë arritje.

NJOFTIMI I POLICISË– Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit), e vlefshme për kualifikimin për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, që do zhvillohet më datë 25.08.2020, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit) do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të merren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19. Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjës.

Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe lëvizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Berisha-Dodik, ‘vëllezërit siamezë’ me kohë politike të përfunduar

Nga Namir Lapardhaja Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i...

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën...

Lajme të tjera

Web TV