Ngacmimi seksual në Golem/ 13 vjeçarja: M’u afrua dhe më preku në vendet intime

Detaje të reja janë zbuluar nga ngacmimi seksual i një 13 vjeçareje nga një 60 vjeçar në Golem.

Mësohet se vajza dhe i moshuari ndodhen në të njëjtin vend pushimi, ndërsa 60 vjeçari fillimisht e ka ngacmuar me fjalë 13 vjeçaren dhe i është afruar duke e prekur në vende intime.

Ndërkohë para uniformave blu 60 vjeçari nuk e ka pranuar se ka ngacmuar vajzën.

“Unë e njoh prej kohësh, familja e saj dhe ky jetojnë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo kam pasur tendenca për të tilla veprime”, ka thënë ai në dëshminë e tij./re.Gu/Fjala.al