Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në Elbasan, tek katër të denuar per vepra te ndryshme penale, nga trafiku i droges tek shfrytezimi i prostitucionit dhe vjedhja.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
• Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
•Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;
• Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Bl.Ba/Fjala.al