Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona/ Emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë tentativat për kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta drejt atyre të Bashkimit Europian.

Së fundmi janë konstatuar dy raste të tilla ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona.

Elton Grabocka 42 vjeç, banues në Korçë, u ndalua pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Geldi Tula, dhe Negers Mjeda ​ ​21 dhe 19 vjeç, nga Shkodra, u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Nga Eduard Zaloshnja Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë...

Fëmijët në Gaza vriten teksa prisnin të mbushnin ujë/ Izraelitët: Ishte gabim teknik

Të paktën dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gazën qendrore të dielën,...

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar, anija kroçere Silver Whisper. Ajo ka...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

Lajme të tjera

Web TV