“Të njoha bebe, sot je bërë zonjushë”, Aurela Gaçe poston foto me vajzën e Dr.Florit

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka treguar se ka pasur një miqësi të veçantë me artistin e ndjerë, Dr.Florin.

Ajo vazhdon dhe sot të gëzojë një raport shumë të mirë me familjen e këngëtarit të ndjerë, me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët.

Së fundmi, Aurela ka ndarë një foto përkrah vajzës së këngëtarit, Kaltrinës, duke treguar se si ka kaluar koha.

Këngëtarja shprehet se Kaltrinën e ka njohur kur ishte ende një bebe e vogël, ndërsa tani ajo është bërë një zonjushë e vërtetë 170 cm e gjatë.

“Unë nuk jam e shkurtër, thjesht Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra. Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël.

Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot një zonjushë 1 70 cm”, ka shkruar Gaçe krah postimit të fundit./Bl.Ba/Fjala.al