Viti i ri shkollor/ Zamira Gjini: Organizimi do të bëhet nga shkollat, prindërit do të njihen me udhëzimet nga 1 shtatori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti i ri shkollor këtë vit nga ngjallur shumë diskutime dhe polemika ndryshe nga çdo vit tjetër për shkak të situates së krijuar nga COVID-19.

Diskutime të shumta ka lidhur me masat që do të merren për mbrojtjen ndaj koronavirusit dhe se sa efektive do të jenë këto masa për parandalimin e infektimeve.

Në një intervistë për News24 drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini ka bërë me dije se shkollave do tu duhet ta organizojnë vetë mësimin sipas udhëzimeve dhe kushteve që janë hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjini është shprehur se janë drejtorët e shkollave ata që do ta organizojnë mësimin sipas rregullave, duke bërë kështu ndarjen e klasave dhe të orëve të mësimit.

Ndër të tjeta ajo është shprehur se në pjesën më të madhe të qyteteve orët do të zhvillohen me nga 30 minuta dhe se pëgjegjësia i takon shkollës për të informuar prindërit lidhur me udhëzimet e reja që duhen ndjekur.

 

 

“Ne kemi disa javë që ndjekim hap pas hapi situatën me përhapjen e COVID-19. Duke parë dhe vebndet e tjera se çfarë planesh kanë marrë. Ky do jetë një vit shkollor ndryshe nga vendet e tjera. Do jenë të angazhuara të gjitha strukturat. Nëse nxënësit do të kthehen në shkollë, do të jenë të sigurt. Ndaj na është dashur që të ndërtojmë disa skenarë.

Dezinfektimin e duarve, mjediseve, është protokoll i detajuar që tregon saktë dhe qartë për çdo actor përgjegjës në institucionet e arsimit. Se çfarë duhet bërë për një ditë të sigurtë.

Drejtoritë e shkollave, kanë bërë një draft plan të ndarjes së klasave, dhe orëve mësimore, për të gjitha lëndët dhe klasat që kanë në dispozicion, që të jenë të realizueshme masat.

Sigurisht është, janë shumë masa dhe veprime që kryhen nga shkollat, mësuesit dhe drejtorët, por edhe përgjegjësi nga prindërit.

Lexo edhe :  Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Nga shtatori shkollat informojnë prindërit. Çfarë masa duhet të marrin prindërit, për të siguruar një vijimësi të mësimit.

Prindërit duhet të jenë në komunikim nga 1 shtatori. Në kuadër të këtij protokolli, për disa shkolla duhet riorganizim i klasave dhe orëve mësimore. Është konsultuar dhe me aktorë të tjerë. Që do të jetë në draftin që po diskutojmë ne. në këtë program që kemi hartuar, i është lënë drejtorëve lirshmëri të vendosin si do të bëhet mësimi. Sepse ka shkolla me klasa të mëdha, ka me klasa të vogla. Në qytetet e mëdha do të ketë turne, dhe nënturne. Mund të ketë edhe orë mësimore online. Por që do të ketë kontaktim, nxënësi do të shkojë në shkollë. Për ndonjë lëndë apo modul mund të ketë mësim online.”- tha Gjini.

Sa i përket shkollave me turne në qytetet e mëdha, Zamira Gjini ka theksuar se cikli i ulët do të zhvillojë mësim paradite kurse cikli i mesëm pasdite. Po ashtu ajo nuk përjashton mundësinë që disa lëndë të veçanta të bëhen online ose në ambiente në natyre, jashtë shkollës.

 

”Drejtorët e shkollave po bëjnë organizimin. Siç e thashë ka lirshmëri, ka fleksibilitet. Për shkollat e mëdhaja, do të ketë turne paradite dhe pasdite. Do të bëjnë nxënësit lëndën kryesore, cikli i ulët të jetë paradite, cikli i mesëm pasdite. Por në udhëzuesin, është lënë mundësia që të bëhet mësim edhe jashtë. Në disa shkolla do të ketë edhe orare të shkurtuara. Në pjesën më të madhe të qyteteve orët e mësimit 30 minuta. Nuk do të ketë pushim të madh apo të gjatë, porn ë shkollat ku orët janë të plota do të ketë dhe pushim të gjatë.”- shtoi Zamira Gjini. /Ra.My,Fjala.al/

 

Të fundit

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Lajme të tjera

Web TV