FOTO/ Malazezi ka hapur lokal në mes të Tiranës, Crvena Zvezda i bën jehonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Crvena Zvezda, kampiona e Serbisë e cila përballet sot me Tiranën i ka kushtuar një artikull interesant një malazezi i cili ka hapur një lokal në kryeqytetin shqiptar me ngjyrat dhe simbolet e bardh e kuq të ekipit historik serb.

Mileta Dasic, quhet tifozi i cili prej vitesh adhuron Crvena Zvezdën pavarësisht se është lindur dhe ka jetuar gjithë jetën në Tiranë. Ai është nga Mali i Zi, por sqaron se gjyshi i mësoi serbisht dhe në familje mësoi për traditat dhe sportin serb.

“Unë jam me origjinë nga Mali i Zi, por gjyshi më mësoi të flisja serbisht kur isha fëmijë. Muzika dhe sportet serbe janë ndjekur gjithmonë në familjen time, dhe dihet se Jugosllavia pati suksese të mëdha sportive, siç bën Serbia tani”- tregon ai.

Duket ditur armiqësitë tashmë shekullore shqiptaro- serbe, Dasic thotë se nuk ka probleme me bashkëqytetarët e tij për këtë vendim, por përkundrazi ata vijnë dhe pinë kafe në lokalin e tij.

Pavarësisht se e ka të vështirë pasi e njeh edhe ekipin e Tiranës shumë mirë, Dasic thotë se sot zemra e tij do jetë për Crvena Zvezdën dhe beson se serbët kalojnë më tej./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për...

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Malta do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, njoftoi të martën në mbrëmje kryeministri...

Donald Trump reagon pas tërmetit në Paqësor: Qëndroni të fortë dhe të sigurt!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor, duke lëshuar një mesazh mbështetës dhe paralajmërues për qytetarët e...

Në PD po “hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme

Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur akuza të forta ndaj klaneve brenda Partisë Demokratike, duke zbuluar prapaskenat e bujshme që po zhvillohen në selinë blu. Kokalari...

VIDEO/ Mjekët nuk dorëzohen, vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku...

Lajme të tjera

Web TV