“Hapni kufijtë, izolimi nuk bazohet në shkencë”, linjat dhe aeroportet letër kryeministrave të BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Linjat ajrore evropiane dhe shoqatat e aeroporteve ngritën shqetësimet e tyre të përbashkëta se kufizimet e udhëtimit nuk janë të bazuara në shkencë, prandaj duhet të hiqen, përmes një letre drejtuar Kryeministrave, si dhe Ministrave të Transportit, Shëndetësisë dhe atyre te punëve të Brendshme në të gjithë BE-në, zonën Shengen, si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu, ka një shpresë për shqiptarët se edhe me situatën aktuale Covid, lëvizja do të mund të lejohet në vjeshtë. Por duhet që çdo qytetar të ketë me vete analizat e Covid, në dy ditët e fundit.

Shqipëria gjatë muajit gusht ka pasur një rritje të dukshme të rasteve me Covid, dhe bazuar në rregulloren aktuale të BE-së, qytetarët e saj nuk do të mund të kalojnë kufijtë edhe për muajin shtator.

Sipas rregullores, duhet që në 100 mijë banorë, Shqipëria të ketë të paktën një mesatare mujore prej 16 të infektuarish, nga rreth 44 që ka aktualisht. Kjo do të thotë se kur vendi ynë të zbresë mesatarisht nën 50 raste në ditë, do të shpresojë që të rihapen kufijtë, bazuar në rregulloren aktuale.

Megjithatë, ka vende të BE-së që po i ashpërsojnë masat, çka e bën edhe më të komplikuar situatën.

Autoritetet në Hungari po u kërkojnë qytetarëve të tyre që të shmangin udhëtimet jashtë vendit në muajin shtator, pasi qeveria po planifikon të forcojë masat e saj parandaluese, në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të Koronavirusit.

Për shkak të pandemisë, Hungaria nuk ndoqi rekomandimin e Këshillit Evropian për të rihapur dyert e saj për 14 vende jashtë Bashkimit Evropian, që konsideroheshin të sigurta, përveç Serbisë.

Lexo edhe :  Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Hungaria është një nga vendet e BE-së. Nuk dihet nëse këtë vendim do të marrin edhe vende të tjera.

“Askush nuk duhet të organizojë pushime jashtë pas 1 shtatorit, në veçanti në vendet e Jugut të Europës, kubën pjesë edhe Ballkani, – u tha Ministria e Shëndetësisë së Hungarisë.

Shumë vende evropiane po kërkojnë lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit, përfshirë organizatën e OBSH, e cila këshilloi t’i jepte përparësi udhëtimit të qytetarëve që kanë nevoja të tilla.

Sidoqoftë, në rrethanat aktuale, lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit është “jashtë diskutimit” në Hungari, sipas Ministrit Gulyas.

Hungaria ka regjistruar gjithsej 5,215 raste të infeksioneve Covid-19, ndërsa 614 persona kanë vdekur deri tani.

Bazuar në rregulloret aktuale të vendosura nga qeveria e Hungarisë, personat që kthehen nga vendet “me rrezik të lartë”, ku situata Covid-19 nuk konsiderohet nën kontroll, duhet të izolohen për 14 ditë, përveç se duhet të tregojnë dy rezultate negative të testit PCR./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV