Holanda aprovon vendimin për pranimin e Bullgarisë në zonën shengen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stoyanov.

“Tani, e vetmja pengesë mbetet kundërshtimi nga Austria”, është shprehur Stoyanov më 22 dhjetor.

Sikurse raporton agjencia BTA, Stoyanov është shprehur se negociatat intensive ndërmjet B

“Unë shpresoj se Austria do të marrë një vendim gjatë ditëve të ardhshme, por dyshoj se kjo mund të ndodhë para Vitit të Ri”, ka deklaruar Stoyanov.

Sofja dhe Bukureshti po përpiqen t’i bashkohen zonës Shengen, por deri më tani kjo u është pamundësuar nga kundërshtimet nga Austria dhe Holanda.

Bullgaria është bllokuar edhe nga Hungaria, për shkak të zbatimit të një takse transiti për gazin rus. Pezullimi i taksës është shoqëruar me tërheqjen e bllokadës hungareze.

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolay Denkov, ka thënë se vendimi i Holandës ishte i pritur, dhe se Sofja tani është në një pozitë më të mirë për negociata me Austrinë.

Sipas tij, rezervat e palës austriake karshi emigracionit ilegal po merren parasysh në negociata.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefe e diplomacisë bullgare, Maria Gabriel, po ashtu, e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez.

“Unë jam e sigurt se kjo është në interesin e mbarë Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Ekspertët e Komisionit Evropian kanë vlerësuar një vit më parë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia ishin të gatshme të hynin në zonën Shengen, por Holanda dhe Austria nuk u pajtuan.

Më herët, në nëntorin e vitit 2022, parlamenti holandez miratoi një rezolutë, përmes së cilës i kërkoi qeverisë të bëjë verifikime para se të vendosë për pranimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë.

ullgarisë dhe Rumanisë me zyrtarët austriakë tashmë kanë nisur./O.S

Të fundit

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare

Teksa yjet po pergatiten per ceremoninë më të madhe të modës, Met Gala 2024, mesohet se emri si Jennifer...

“Drejtësia, reformë historike”/ Kryeministri Rama: Rilindëm besimin për drejtësinë

Kryeministri Edi Rama e cilëson historike reformën e kryer në drejtësi, Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar socialist dhe kabinetin qeveritar, Rama...

“Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës”

Nga Lutfi Dervishi Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës 1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat, lajmet dhe deklaratat...

Rama thumbon Berishën dhe Metën: Klithni e bërtisni në penxhere e foltore

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mbledhjen e paralajmëruar me Grupin e Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi...

Rama: Kur erdhëm në pushtet vendi ishte në periudhën më të errët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, ku do të flasë për adresimet për qeverisjen, ligjin dhe...

Lajme të tjera

Web TV