Helmimi i kundërshtarit të Putin, Angela Merkel ultimatum Rusisë për përgjegjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia duhet të hetojë lidhur me helmimin e kritikut të presidentit rus Alexei Navalny, është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel.

Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.

“Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.

Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se “ai nuk ishte helmuar”.

Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.

Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por “nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij”./Fjala.al/Ke.Ba

 

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV