Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së sotme në zonën e ish-fermentimit në Shkodër.
Një prej të plagosurve 24-vjeçarë, Erison Gjeka, është nipi i Gjon Gjekës, i konsideruar si një nga “të fortët” e Shkodrës dhe i ekzekutuar nga dy persona me motorrë në vitin 2013, asokohe 49 vjeç.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”, në hyrje të Shkodrës, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka mundur të gjejë vetëm viktimën dhe gëzhojat e plumbave.
Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve. Gjeka, sipas policisë në kohën e trazirave kishte kryer me dhjetëra grabitje me armë. Ka.Li/fjala.al