“Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë!” Tifozët e Tiranës, mesazh serbëve me Adem Jasharin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga grupet tifozë të skuadrës së Tiranës, “Capital Crew”, ka vendosur që t’a presë skuadrën serbe me banderola.

Pjesëtarët e këtij grupi kanë hapur një banderolë përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ku shkruhet: “Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gra dhe fëmijë!” dhe “Kosova, zemra e Shqipërisë”.

Përveç shprehjeve është vendosur edhe një portret i heroit Adem Jashari, i cili mban një armë në dorë.

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe skuadrës serbe Crvena Zvezdës. Sonte tifozët e Tiranës nuk do të mund të jenë në stadium pavarësisht se ndeshja zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Ekipi i Tiranës do të luajë sonte në 20:00 ndeshjen e rëndësishme për turet e Champions League përballë serbëve të Crvena Zvezdës në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV