Ndre Mjedja, fijet që e lidhin me Gjergj Fishtën e fisin Thaçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet pema e familjes së Ndre Mjedës. Orgjina, prindërit, gjyshërit dhe pasardhësit deri në ditët tona

Të gjithë duhet ta dinë historinë e familjes së tyre, që të kenë një ide në lidhje me origjinën, statusin dhe vlerën historike. Megjithatë, jo të gjithë kanë njohuri në lidhje me atë çfarë kërkohet për të afërmit e tyre. Skema është quajtur “pemë”, për shkak të faktit se nga një person “rriten” shumë të afërm të tjerë, të cilët përbëjnë kurorën e pemës. Për shkak të punës së madhe që duhet për të pasur një pemë të saktë gjenealogjike, jo kushdo e ka mundësinë ta ketë atë…

 

…Tanimë është bërë publike pema gjenealogjike e njërit prej emrave më të shquar të kulturës shqiptare. Poet, shkrimtar, përkthyes, klerik, politikan, deputet, Ndre Mjeda është pa diskutim një nga personalitetet më të rëndësishme të mendimit që ka nxjerrë Shqipëria, që e nisi kontributin e vet si pjesë e plejadës së Rilindjes dhe në 70 vjet të jetës së tij dha aq shumë.

 

Atdhetari

Ndre Mjedja, ishte njëri ndër poetët, veprimtarët dhe atdhetarët më të shquar të kohës. Ai krahas Fishtës, Gurakuqit, Nolit, Mosit, veproi në drejtim të zgjimit dhe kalitjes së ideve përparimtare, pavarësisht petkut të tij fetar. I pajisur me dije filozofike, gjuhësore, fetare, shoqërore, Mjeda me tërë qenien iu përkushtua arsimimit dhe përparimit të bashkëkombësve, të cilët në kohën e tij, të paarsimuar kombëtarisht, analfabetë e të nëpërkëmbur nga Fuqitë e Mëdha dhe nga Perandoria Osmane, po përpëliteshin mes Lindjes e Perëndimit.

I orientuar drejt vlerave demokratike dhe botës së qytetëruar, Ndre Mjedja përfaqësonte intelektualin model të kohës, me një kulturë të shëndoshë kombëtare e shoqërore, me një modesti karakteristike të njerëzve të rangut të tij dhe me një botë të pasur krijuese, të cilën e vuri në shërbim të arsimimit dhe emancipimit të shqiptarëve pa dallin krahine, feje e bajraku. Veprimtaria poetike, gjuhësore, filozofike e fetare e Mjedjes është mjaft e thellë, si nga përmbajtja, ashtu edhe nga qasja që u ka bërë problemeve të caktuara.

Ai ka shkruar poezi antologjike, të cilat me të drejtë janë prezantuar në abetaret shqipe dhe në librat shkollorë. Janë të mirënjohura poemat e tij si: “Andrra e jetës”, Vaji i Bylbylit, Liria, Lissus, Scodra e të tjera. 

 

Dokumenti

Kontributi i tij më i madh është për gjuhën shqipe, jo vetëm si një nga nismëtarët, por edhe kontribuesit në hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, por edhe lëvrues i saj në poezi dhe prozë. Por për pyetjen se cili ishte me hollësi Ndre Mjedja, pak përgjigje të detajuara i janë dhënë deri më sot. Në ndihmë na vjen një dokument i rrallë nëpërmjet studiuesit Pjetër Logoreci. Ai ka zbulur pemën e familjes së Ndre Mjedjes dhe si një xhevahir i rrallë na vjen sot për publikun.

Detaje që vijnë për herë të parë për orgjinën e poetit të madh shqiptar, të të parëve të tij, martesat, fëmijët, pasardhësit e deri te krushqitë dhe lidhjet familjare e shtrirë kjo deri në ditët tona. Sipas kësaj peme, gjeneza e familjes së Ndre Mjedjes nis me gjyshërit e tij Kolë Thaçi nga Zadrima e Shkodrës dhe Pashka Thaçit nga Iballa e Pukës. Më pas djali i tyre Gjon Thaçi për të arritur te mbesa e tyre Luçie Thaçi që është nëna e Ndre Mjedjes. Çdo detaj është paraqitur në këtë pemë që tregon çdo rrënjë të një shqiptari të madh. Vetë fisi Thaçi është i ndarë në disa degë, dhe vendbanimet e tyre aktuale janë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe :  Veliaj takim me homologët gjermanë/ Marrim përvojë për projektet në shkolla!

 

Studimi

Paulin Zefi, historian, e drejtor i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore, pranë Bashkisë së Lezhës, në një studim mbi fiset e Malësisë dhe Dardanisë, shkruan:

Sipas albanologëve dhe autorëve të ndryshëm, si F. Nopsca, E. Durham, T. Ippen, J. G. Hahn, R. Elsie etj. zanafilla e “fisit Thaçi” nis në fshatin Muriqan, në trevën e Anamalit (Shkodër-Ulqin), por pas vendosjes së tyre në fshatin Bushat (Shkodër) këtu na shfaqet i pari i këtij fisi, ”Bibë Bushati” i cili për arsye gjakmarrjeje arratiset në Malësinë e Dukagjinit të Vjetër (Puka e sotme), ngjarje e cila zhvillohet ndërmjet viteve 1450-1480, sipas albanologut F. Nopsca. Fillimisht Bibë Bushati së bashku me familjen e tij të madhe, vendosen në tokën e Berishës, lokaliteti “Fushë Thaç (Pukë)”, por pikërisht këtu nis edhe konflikti i gjatë ndërmjet Thaçit, Berishës (autoktone) dhe Kabashit me origjinë nga rrethinat e Naissus – Nishi i Dardanisë (Serbia Jugore), por këto të fundit njihen edhe si fisi i parë i Malësisë që u konvertuan pjesërisht në islam, në mënyrë që të shfrytëzonin ndihmën e ofruar nga Perandoria Osmane për të triumfuar në luftën e vazhdueshme që po zhvillohej me “fisin Thaçi”, ku gjithçka lidhej me zgjerimin territorial respektiv, si rezultat i mbipopullimit dhe mungesës së theksuar të tokës së bukës, kullotave për tufat e mëdha të bagëtive etj.

Sipas memories kolektive, thuhet se Bibë Bushati u detyrua të shpërngulej nga “Fushë Thaçi-Berishë”, për në lokalitetin “Kodra e Gegës” në territorin e fshatit të sotëm Kryezi të Pukës dhe këtu i lindën 3 djem: Prendi, Buçi, Gega. Gega u vendos në Bugjon dhe Gralishte duke qenë edhe themeluesi i këtyre dy vendbanimeve, ku gati të gjithë pasardhësit e tij qëndruan “kriptokristianë (të krishterë të fshehtë)”, pra në familje ishin praktikantë të besimit katolik, por në publik dhe në administratën osmane merrnin emra myslimanë, duke u shfaqur si besimtarë myslimanë. Nga ana tjetër, vëllai i tyre, Prendi, i qëndroi besnik katolicizmit deri në vetëmohim së bashku me shumicën e pasardhësve të tij dhe na rezulton se pikërisht Prendi gëzon atributet e ”Stërgjyshit të pinjollëve më të shquar të fisit të Thaçit, ku bëjnë pjesë edhe paraardhësit e të madhit atë Gjergj Fishta.

Fisi Thaçi u shtua aq shumë në numër dhe pavarësisht përkatësisë së tyre fetare ata qëndruan gjithmonë të bashkuar në çdo konflikt me fiset e tjera të Malësisë, ku falë këtij uniteti të jashtëzakonshëm filluan një ekspansion të madh demografik në drejtim të fshatrave; Bugjon, Kryezi, Iballë, Flet, Kulumri, Arst-Miliska, Xath, Sakat, Truen, Mzi, Fierzë, etj. (ku jetojnë edhe sot). Më pas mundën fisin Bytyçi në Hasin dhe Tropojën e sotme, duke u zgjeruar drejt Rrafshit të Dukagjinit, ku pjesa më e madhe e këtyre familjeve (mbi 80%) u konvertuan gradualisht në islam, duke u shpërblyer me pozicione të larta në administratën osmane dhe hierarkinë ushtarake, por edhe me prona bujqësore deri në Nish, Leskovac, Vranjë, Shkup etj. Shumë familje të fisitThaçi u vendosën fillimisht në rrethinat e qytetit të Gjakovës, në fund të shek. XVI dhe fillim të shek. XVII, ndërkohë që Gjakova po krijonte fizionominë e një vendbabimi urban të mirëfilltë, duke u populluar kryesisht me familje të mëdha nga fiset kryesore të Malësisë dhe Dardanisë, por edhe nga kolonë të huaj që u sollën nga Perandoria Osmane. Gjithashtu, edhe atë Shtjefën Gjeçovi, sipas studiuesve dhe historianëve i përket fisit të Thaçit e pikërisht degës së Prend Gjeçit, të cilit, sipas historianit Pjetër Zefi, i përket edhe atë Gjergj Fishta. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV