Nga Lira Gjika/ “Turp” dhe “pusho” të hiqet nga përdorimi i të rriturve për të parriturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjala “turp” ashtu si fjala “pusho” duhet të hiqet nga përdorimi i të rriturve për t’ju drejtuar të parriturve.

Prindërit, edukatorët, mësuesit dhe të rriturit në përgjithësi, i drejtohen një fëmije kur bën një veprim që atyre nuk u pëlqen:- “s’ke turp” “të të vijë turp” apo “turp të kesh”.

Këto shprehje nuk janë të menduara, por reaksione emotive, si padurimi, bezdia, inati dhe pafuqia. Kur fëmija nuk bindet apo ka bërë diçka, që e vë të rriturin në siklet, i rrituri, i cili kërkon bindjen pa kushte të fëmijës, pra nënshtrim, humbet kontrollin dhe harron, që është prind apo profesionist dhe aq më keq harron që është i rritur; kujtoni shprehjen : “u bë ky të mos më bindet”.

Kjo mënyrë edukimi është vërtetuar tashmë që është e dëmshme, sepse vepron nëpërmjet frikës dhe jo nëpërmjet përgjegjësisë dhe respektit.

Në fakt fjala “Turp” duhet të jetë një konkluzion i vetë fëmijës, që realizohet nëpërmjet edukimit dhe jo ti thuhet fëmijës drejtpërdrejt nga i rrituri, si etiketim. Përdorimi i kësaj fjale dhe shprehjeve me të, tregojnë që i rrituri nuk përpiqet të edukojë fëmijën nëpërmjet përgjegjësisë, por nëpërmjet frikës dhe nënshtrimit.

Po ti mësohet respekti duke ja demonstruar i rrituri, fëmija e arrin vetë konkluzionin. I rrituri duke mos reaguar me “nerva” dhe duke folur për veten, i tregon të parriturit që ai nuk e bën “X” veprim apo nuk e përdor “X” fjalë, sepse e kam të çmuar veten dhe nuk mund të sillem shëmtuar.

Kështu kultivohet vetëvlerësimi dhe respekti për veten dhe natyrisht edhe për tjetrin. Respekti dhe vetëvlerësimi nuk mësohet duke i thënë fëmijës “turp të kesh” por me durim dhe duke e respektuar si njeri edhe pse është i parritur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV