Pandemia/SHBA ndihmon Kosovën, dhuron 50 respiratorë

Autoritetet amerikane kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada e SHBA në Kosovë.

Sipas tyre, ndihma është bërë përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, është thënë në komunikatën e ambasadës, raporton Rel.

Ky donacion është pjesë e ndihmës prej 1.6 milion dollarëve amerikanë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ky vend po merr kundër pandemisë./Fjala.al/Ke.Ba