Përballja e “ferri” mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, ja kush shihet favorite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cila mendoni se do të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, Tirana apo Crvena Zvezda? Këtë do ta mësojmë mbrëmjen e kësaj të marte.

Por si në kampin e bardhebluve, ashtu dhe në skuadrën serbe, preferojnë të luajnë me kujdes edhe në daljet publike. Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Emanuel Egbo vlerësoi rivalët.

Në kampin tjetër Dejan Stankovic, ish futbollisti i njohur që tani drejton kampionët e Serbisë, shmangu pyetjet grackë mbi provokimet duke u fokusuar te sporti.

“Kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Të tjerat nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, do ta ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj. Më vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë e rëndësishme e futbollit. Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media por kombëtaren e Shqipërisë nuk e njoh mirë, thjesht njoh De Biasin dhe Panuccin”- tha Stankovic.

Trajneri i Crvena Zvezdës, Stankovic vlerësoi Tiranën duke ia lënë bardhebluve rolin e favoritit. “Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilisit. Me sa kam kuptuar trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Ne duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren”- shtoi Stankovic.

Tirana do të luajë ndaj Crvena Zvezda të martën në orën 20:00 në stadiumin Air Albania, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në inteligjencën artificiale gjen dhe rrëzon...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

Lajme të tjera

Web TV