Rama sjell pamje nga ujësjellësi i ri në Vaun e Dejës, nuk harron të ‘thumbojë’ opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama informon se punimet për ujësjellësin e Vaut të Dejës janë 81% të kryera teksa qyteti verior do të ketë një të ri pas 50 vitesh, kur daton dhe investimi i fundit.

Rama thotë se Vau i Dejës kishte 3- 6 orë ujë në ditë maksimumi, kurse duke nisur nga viti i ri do të kenë 24 orë ujë në ditë.

Më tej ai nuk harron të thumbojë opozitën, duke thënë se qeveria e mëparshme mori më shumë vota nga Vau i Dejës se sa i çuan litra ujë në rubinet.

Statusi i plotë i Ramës

? KA ARRITUR NË 81% volumi i realizimit të punimeve për ujësjellësin e ri të Vaut të Dejës, ku investimi i fundit është kryer në vitin 1970 dhe furnizimi me ujë, vetëm në kohën e quajtur “normale” arrin nga 3.5 deri 6 orë në ditë maksimumi, ndërsa familjet pa akses fare në rrjet janë të shumta.

22.6 KILOMETRA RRJET I RI SHPËRNDARËS, do të bëjnë që duke nisur nga ky Vit i Ri, uji në rubinetat e atyre familjeve të mos mungojë më 24 orë çdo ditë?

*mbase është pak, po është e sigurtë që pa këtë qeveri, situata dramatike e furnizimit me ujë në Vaun e Dejës mund të vazhdonte edhe kushedi se sa vite, siç vazhdoi me dekada, kur të mëparshmit morën më shumë vota nga ai komunitet, se sa i çuan litra ujë në rubinet?/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158089586326523

Të fundit

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Lajme të tjera

Web TV