Shplarësi i gojës mund të ulë rrezikun e Covid-19? Nis studimi

Kërkuesit në Britani do të testojnë nëse shplarësi i gojës, Dentyl mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së Covid 19 mes pretendimeve se ai mund ta luftojë virusin.

Dentyl është i vetmi shpëlarës i gojës që po testohet për këtë qëllim në Angli. Pjesë e hulumtimit do të bëhen pacientë të spitalit të Cardiffit.

Sars-CoV-2 është një virus i mbështjellë me një membranë yndyrore dhe studimet tregojnë se agjentët e gjetur tek shpëlarës të tillë, siç janë sasitë e vogla të etanolit, mund ta çajnë membranën e koronavirusit.

Për shembull shplarës goje që kanë në përmbajtje jod, janë provuar efikasë kundër Sars (1) dhe Mersit./Bl.Ba/Fjala.al