Tirana… sa pranë, sa larg, mundet me një gol të vetëm përballë Crvena Zvezdës dhe i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndodhur shpesh që skuadrat shqiptare janë mundur si me rezultat, ashtu edhe me lojë, në përballjet e tyre evropiane, por rrallëherë ka ndodhur të jenë mundur edhe pse kanë bërë një lojë shumë më të mirë të kundërshtarit. Kështu ka ndodhur të martën në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar, kur kampionia e Shqipërisë, Tirana, është mundur minimalisht përballë kampiones së Serbisë, Crvena Zvezdës, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Minutat e para kanë qenë kryesisht të qeta, por serbët kërcënojnë në të 5-tën, kur pas një goditjeje të lirë, portieri Lika bën një grushtim instinktiv, ndërsa ka ndërhyrë edhe gjyqtari kryesor, që ka sinjalizuar më parë për një pozicion jashtëloje të lojtarëve miq. Crvena Zvezda mbetet përpara dhe Katai depërton pak më pas deri në zonën bardheblu, por goditje e tij diagonale ka kaluar pasqyrë portën e Tiranës dhe përfundon jashtë.

Çereora që do të vijojë do të shohë lojën të bjerë në kllapi dhe, përtej një trysnie më të madhe të miqve, të shndërruar kryesisht në goditje këndi por të pafrytshme, dhe, përkundër rrjedhës së saj, është Tirana që rrezikon seriozisht portën e beogradasve. Është i riu i talentuar, Ernest Muçi, ai që vepron bukur në kufinjtë e zonës kundërshtare, nga e majta e sulmit, dhe godet zgjuarsisht me një diagonale, por topi përfundon jashtë, fare prapë shtyllës së majtë pingule të portës së Crvena Zvezdës.

Tirana luan përgjithësisht mirë, duke e amortizuar mjaft mirë lojën e serbëve, por edhe duke guxuar më tepër drejt portës kundërshtare, dhe, pas një aksioni të interpretuar mirë, në gjysmën e minutës së 25-të, Kale ul bukur me gjoks një top dhe zhvendoset në pozicion të volitshëm, duke goditur nga larg dhe fort dhe duke e detyruar gardianin e portës serbe, Borjan, të zgjatet për të grushtuar dhe për të larguar rrezikun. 6 minuta më pas, është Tirana që rrezikon sërish.

Në minutën e 31-të, Hoxhallari lëshoi një “predhë” nga goditja e dënimit, duke e gjetur të papërgatitur edhe portierin serb, i cili sidoqoftë, e ka ndalur topin në vështirësi duke e dërguar jashtë për një këndore dhe duke shmangur rrezikun. Çerekora e mbetur i sheh bardheblutë të administrojnë lojën dhe ta mbajnë nën trysni kundërshtarin, duke treguar kujdes edhe në mbrojtje. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, 45 minutat e para do të mbyllen me rrjeta të paprekura.

Lexo edhe :  Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK/ Ja sa vite burg rrezikon të dënohet

Pjesa e dytë nis me Crvena Zvezdën sërish më kërkuese, por serbëve do t’u duhen 10 minuta për të rrezikuar për herë të parë portën e Likës, kur Kanga godet pas një topi të kthyer nga muri, por mbrojtja bardheblu bëhet gardh dhe topi devijohet jashtë, për një këndore. Një minutë më pas, në krahun tjetër, Muçi nuk e kontrollon topin siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi. Në fillimin e minutës së 59-të, Muçi depërton bukur në zonë, godet, portieri serb devijon, topi rrok shtyllën, dhe kthehet në lojë e largon më pas mbrojtja mike.

Dhe rregulli i pashkruar i futbollit i ndëshkon bardheblutë, pasi, në një goditje këndi, kampionia serbe gjen golin, kur Tomane godet saktësisht me kokë dhe përshëndet rrjetën, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 61-të. Por Tirana nuk dorëzohet dhe 7 minuta më pas, një kundërsulm galopant, është Kobina që del i vetëm para portierit serb, por e dërgon topin në mënyrë të pabesueshme mbi traversë, duke shkuar dëm mundësinë më të mirë për të barazuar shifrat.

20 minutat e mbetura dhe ato 4-5 shtesë do të shohin Crvena Zvezdën të administrojë me efikasitet epërsinë minimale, përballë një Tirane gjithnjë e më të lodhur dhe pa ide në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Edhe ndërrimet e bëra nga trajneri Egbo nuk arrijnë të japin efektet e dëshiruara. Përtej përpjekjeve të vonshme të bardhebluve, që janë munduar, Tirana është mundur 0-1 përballë Crvena Zvezdës dhe i jep kështu lamtumirën veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV