Tiranë/ “Gjenin klientët dhe merrnin paratë”, dëshmia tronditëse e adoleshentes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Policinë e Tiranës 17-vjeçarja e shfrytëzuar, mësohet se çifti i tutorëve, pas hotelit tek ish-Shkolla e Bashkuar, e kanë dërguar në një tjetër hotel te zona e “Freskut”, ku ka qëndruar edhe 5 ditë, sërish duke kryer të njëjtën “punë”.

Vajza 17-vjeçare ka treguar në Polici se shtetasi Gerald Mali (Stamolla) dhe bashkëjetuesja e tij, Evisa Mema, e kërcënonin dhe ushtronin dhunë ndaj saj duke e detyruar që të ushtronte prostitucion.

Për të provuar dhunën e ushtruar ndaj saj, adoleshentja ka treguar edhe shenjat në vende të ndryshme të trupit, që janë fotografuar dhe është bërë këqyrja mjekoligjore.

“Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy”, ka treguar 17-vjeçarja, duke u shprehur se ajo vetë nuk merrte para nga “puna” që bënte, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçka për të ngrënë, vetëm një herë në ditë.

“Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre”, – ka treguar e dëmtuara.

Sipas dëshmisë që ndodhet në dosjen e Prokurorisë, vajza shpjegon se duke menduar se po shkonte për të “punuar”, çifti i dyshuar e lejuan të largohej, por pak orë më vonë i shkuan në shtëpi dhe i morën vëllanë e mitur, duke e kërcënuar që të kthehej sërish tek ata.

“Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, tregon 17-vjeçarja.

Lexo edhe :  Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Në kohën që ajo ndodhej duke bërë kallëzim në Polici, dy të dyshuarit kanë telefonuar nënën e saj duke e kërcënuar se do të punonte ajo në vend të vajzës për të shlyer pagesën e hotelit.

Çifti i dyshuar i tutorëve, Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema u arrestuan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe dje dolën para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Burimet nga salla e gjyqit thanë se gjatë seancës ata e kanë kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tyre, megjithatë ndaj 31-vjeçarit Gerald Mali dhe 27-vjeçares Evisa Mema u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV